Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Propozimi i Biden: Një shqiptar ambasador i SHBA-së në Mal të Zi

Propozimi i Biden: Një shqiptar ambasador i SHBA-së në Mal të Zi

Begzat Aliu

Presidenti amerikan Joe Biden propozon një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

Këtë post pritet ta mbajë, Begzat Aliu i cili ka shërbyer si zv. ambasador në Podogricë dhe si zv. shef i misionit të SHBA-së në Poloni.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, citohet se ai ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, dhe një Diplomë Master të Studimeve Strategjike nga Kolegji i Pensilvanisë. Ai është fitues i çmimeve të shumta nga Departamenti i Shtetit dhe flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, polake, serbo-kroatishten, gjuhën maqedonase e shqipen. Ai ka lindur në Çikago dhe prej 20 vitesh punon për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Propozimi për emrin e tij vjen në kohën kur në Mal te Zi pritet të krijohet një qeveri e re , pas rrëzimit së qeverisë së Dritan Abazoviçit në muajin gusht. /euronews

Exit mobile version