Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta kundër masave anti-COVID në Vjenë, tensione në Luksemburg

Protesta kundër masave anti-COVID në Vjenë, tensione në Luksemburg

Më shumë se 44 mijë qytetarë morën pjesë në një protestë të zhvilluar në Vjenë kundër masave kufizuese anti-COVID.

Protesta u thirr nga partia populiste FPO për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar dhe izolimin për të gjithë ata persona që nuk pranojnë të injektohen.

Herbert Kickl, kreu i kësaj partie mbajti një fjalim gjatë protestës e së bashku me demonstruesit kënduan himnin kombëtar të Austrisë.

Me mijëra njerëz marshuan paqësisht edhe në qendër të Madrid për të kundërshtuar vendimet e qeverisë mbi politikat e COVID-19.

Protestuesit, të rrethuar nga fugonat e policisë, mbanin pankarta ku shkruhej “Pandemi e rreme” dhe “Unë nuk vaksinohem”.

Gjatë fundjavës mijëra protestues të zemëruar ndaj vaksinimit kundër COVID-19 marshuan në qendër të Barcelonës. Ata kundërshtojnë pasaportat COVID që janë të detyrueshme në rajonin autonom spanjoll të Katalonjës.

Disa qindra njerëz protestuan kundër masave anti-COVID edhe në Luksemburg ku u përplasen edhe me policinë.

Tubimi u kontrollua rreptësisht nga policia e Luksemburgut, e mbështetur nga përforcime nga Belgjika, pasi një demonstratë e ngjashme ditë më parë u shoqërua me dhunë.

Masat kufizuese janë shtrënguar kohët e fundit në Luksemburg ku nuk mjafton një test negativ për të marrë shërbime të ndryshme, por duhet të jesh i pajisur me një certifikatë anti-COVID. /euronews

Exit mobile version