Protesta të dhunshme në Belgjikë, mijëra njerëz kundër vaksinave dhe kufizimeve

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin e Belgjikës pasi Kryeministri Alexander De Croo njoftoi masat e reja antiCovid.

Policia belge ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët pushtuan rrugët e Brukselit.

Oficerët e policisë kërkuan të shpërndanin protestuesit duke hedhur ujë mbi ta, të cilët më parë shpërfillën thirrjet me altoparlant për t’u larguar.
ama të thyer te bizneseve dhe mbeturina brenda dhe jashtë godinave janë ato çfarë lanë pas protestuesit e zemëruar.

Sipas rregullave të reja të cilat u njoftuan të premten, qytetarët do të duhet do të marrin doza përforcuese pas 5 muajsh nga doza tjetër në mënyrë që pasaporta shëndetësore të jetë e vlefshme. Certifikata dixhitale është e nevojshme për të patur akses në bare ose kinema.

Këto janë disa nga masat më të rrepta që qeveria është detyruar të ndërmarrë në mënyrë që të shmanget rritja e rasteve në vend për shkak të variantit ngjitës, atij të ‘Omicron’. /shenja