Rreth 300 persona u arrestuan në kampuset e universiteteve të Columbias dhe CUNY të martën për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në Gaza, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
Protestuesit u arrestuan si pjesë e një operacioni policor që synonte evakuimin e ndërtesës së pushtuar Hamilton Hall. Sipas policisë, u bënë rreth 282 arrestime, 173 në City College dhe 109 në Kolumbia.
Sipas një deklarate, autoritetet rektorale të universiteteve kanë kërkuar ndihmën e forcave të policisë.
Dhjetë persona u arrestuan në Universitetin e Floridës Jugore, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Hillsborough.
Në dy javët e fundit, sipas informacioneve të Washington Post, më shumë se 1600 protestues pro Palestinës janë arrestuar në kampuse. /abcnews
Friends, please, please amplify. The NYPD are now raiding City College. Reports are hundreds of cops. Please, I know that what happened at Columbia tonight is sickening–but this is Part II. And our @cuny students are largely working class students of color. pic.twitter.com/PfEo1mCzVe
— Jeanne Theoharis (@JeanneTheoharis) May 1, 2024