Protestuesit danezë vendosin 67 arkivole në sheshin publik, një për secilin fëmijë të vrarë në Gaza

Kjo është protesta e dytë e këtij lloji në Kopenhagë, pas një gjesti të ngjashëm simbolik gjatë luftës së Gazës së vitit 2014.

Protestuesit në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagën, vendosën 67 arkivole para bashkisë së qytetit, në përkujtim të 67 fëmijëve që sulmet ajrore izraelite vranë në sulmin e gjatë 11-ditor.
Pamje që të mbushin emocion me çdo arkivol që tregon emrin dhe moshën e fëmijëve të martirizuar palestinezë, ndërsa protestuesit luajtën këngë për çlirimin Palestinez në sfond. Një video në mediat sociale tregon një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në Sheshin e Bashkisë duke përcjellë shfaqjen.
Protesta e javës së kaluar mori dhjetëra mijëra shikime në Twitter, Instagram dhe Facebook.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që danezët protestojnë duke përdorur arkivole si një gjest simbolik. Në korrik 2014, protestuesit vendosën 350 arkivole në të njëjtin Shesh të Bashkisë në Kopenhagë, duke kujtuar viktimat Palestineze të vrara në Luftën e Gazës 2014.

Ndërsa Palestina aktualisht mban një mision gjysmë-diplomatik në kryeqytetin danez, vendi nordik në të vërtetë nuk e njeh ekzistencën e Palestinës ose të drejtat e saj për sovranitet. Që nga viti 2011, Danimarka ka bërë dhe ka thyer premtime për të njohur vendin e Lindjes së Mesme.
Në të njëjtën periudhë kohe, Danimarka ka parë protesta dhe demonstrata të reja pro-Palestineze. /mesazhi.com