Protestuesit janë mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington për të protestuar kundër presidentit Donald Trump, raporton Anadolu.
“Jemi këtu sepse besojmë se administrata e Trumpit po e çon vendin në drejtimin e gabuar”, tha aktivisti amerikan, Jim Keady, i cili mori pjesë në demonstratë.
Turmat marshuan përreth zonës duke brohoritur slogane dhe duke mbajtur pankarta që kritikonin politikat qeveritare, ndërkohë forcat e sigurisë ishin vendosur në të gjithë zonën përreth.







