Provokojnë serbët në Zveçan, sjellin një flamur 250 metra të gjatë

Një numër i madh serbësh janë mbledhur sot para objektit të komunës në Zveçan.

Ata janë pozicionuar përballë forcave të KFOR-it, të cilët po kujdesen për sigurinë, e në kuadër të saj kanë vendosur edhe tela me gjemba.

Provokimi i radhës nga serbët ishte vendosja e një flamuri gjigant të Serbisë në turmën e protestuesve.

Siç raportojnë mediat lokale, ky flamur është 250 metra i gjatë