Ballina Lajmet Kosovë PSD me aksion kundrejt Donika Gërvallës, ia shkruajnë në veturë UÇK

PSD me aksion kundrejt Donika Gërvallës, ia shkruajnë në veturë UÇK

Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë sot një aksion kundrejt ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftua se ne veturën e saj i kanë shkruar UÇK. Kjo vije pas deklaratave të saj se ka dërguar dosje në Speciale për disa nga ish-luftetarët e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës.

Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë.

Exit mobile version