Ballina Sport Futboll Publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e tetorit

Publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e tetorit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Primoz Gliha për dy ndeshjet e muajit tetor.

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ftuar 25 futbollistë për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.

Si rrallë herë, Kosova ka ftuar edhe tre futbollistë nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin e Llapit dhe dyshen e Ballkanit, Qendrim Zyba dhe Lumbardh Dellova.

Dardanët do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor, ndërkohë që tri ditë më vonë luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit.

Exit mobile version