Putin i premton presidentit Macron pezullimin e sulmeve

Në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti rus Vladimir Putin është angazhuar sot të “pezullojë të gjitha sulmet kundër civilëve dhe ndërtesave, njoftoi pallati presidencial francez, Elysee.

Në një bisedë telefonike, Putin u zotua të mbetej në kontakt ditët në vijim për të parandaluar përkeqësimin e situatës, propozuar nga presidenti Macron.

Presidenti Emmanuel Macron i kërkoi Putinit që të ndalojë sulmet kundër civilëve dhe të sigurojë rrugët kryesore në Ukrainë, pika në të cilat presidenti rus “konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u angazhuar”, sipas Elysee.

”Presidenti francez foli gjithashtu me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky disa herë gjatë orëve të fundit”, shtoi presidenca franceze. /atsh