Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme e bën sigurinë e zinxhirit të...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme e bën sigurinë e zinxhirit të furnizimit faktor kyç në transportin global

Presidenti rus Vladimir Putin tha se, duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, siguria e furnizimeve po bëhet një faktor përcaktues, transmeton Anadolu.

Konflikti midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit çoi në një ndryshim të prioriteteve, tha Putin në fjalimin e tij nëpërmjet videolidhjes në Forumin e parë Ndërkombëtar të Transportit dhe Logjistikës.

“Ngjarjet në Iran ndikojnë drejtpërdrejt në transportin e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit. Gjithnjë e më shumë vende dhe kompani po marrin në konsideratë jo vetëm koston dhe shpejtësinë e transportit, por faktorë vendimtarë po bëhen siguria”, tha ai.

Faktorë të tjerë që po dalin në pah janë qëndrueshmëria e rrugëve të transportit dhe zinxhirëve logjistikë dhe ndjeshmëria e tyre më e vogël ndaj konflikteve ushtarake, krizave dhe rreziqeve të tjera të jashtme, tha ai.

Forumi i parë Ndërkombëtar i Transportit dhe Logjistikës filloi punimet e tij në Shën Petersburg më herët gjatë ditës.

Sipas Ministrisë së Transportit, 73 të ftuar të nivelit të lartë nga 50 vende dhe 13 organizata kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në forum, i cili do të përfshijë afërsisht 50 ngjarje.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë çështje që lidhen me zhvillimin e industrisë së transportit në Rusi dhe Euroazi.

Exit mobile version