Ballina Artikuj Qëndrimet e Karen Armstrongut rreth Kuranit (2)

Qëndrimet e Karen Armstrongut rreth Kuranit (2)

Bashkim Mehani

Armstrong flet për Kuranin mu ashtu si flasin për të edhe studiuesit myslimanë, duke mos pretenduar se gjuha e tij është e lehtë për t’u kuptuar, pa u thelluar në brendësinë e tekstit të tij. Ajo i bën vlerësimin adekuat segmenteve të ndryshme të tematikave kuranore, duke i shikuar edhe në kontekstin historik, pa të cilin thotë se Kurani nuk mund të kuptohet, madje edhe rrezikohet të deformohet interpretimi i tij.

Historia e shpalljes

Armstrong ka një prirje të jashtëzakonshme në përshkrimin historik të ndodhive, pasi një pjesë e studimit të saj lidhet me historinë e feve. Ngjarjet që kanë të bëjnë me siren e Pejgamberit a.s., i përshkruan të pa prekura, madje ashtu si mund t’i shikoj një njeri i zakonshëm, me qëllim që e vërteta të thuhet ashtu siç dihet botërisht.
Fillimin e shpalljes ajo e trajton në këtë mënyrë:
“Përjetimi i një tregtari arab në vitin 610, gjatë muajit të shenjtë ramazan, e ndryshoi historinë e botës. Muhamed ibën Abdullahu tërhiqej në një shpellë në maje të malit Hira, në të dalë të Mekës në hixhazin Arab, ku ai lutej, agjëronte dhe u jepte lëmoshë të varfërve. Ai kishte kohë që ishte i shqetësuar nga ajo çka e perceptonte për një krizë në shoqërinë arabe.”(1)
Duke u bazuar në ajetet kuranore, të cilat tregojnë misionin e shpalljes dhe atë se Pejgamberi a.s. nuk kishte plane paraprake për një mision të tij, ajo shprehet: “Muhamedi nuk mendoi se po themelonte një fe të re, por vetëm se po u sillte arabëve, të cilët kurrë më parë nuk kishin pasur një profet, besimin e vjetër në Zotin e Vetëm.” (2)
Ajo vë në theks kujdesin e besimtarëve në ruajtjen e Kuranit përmendësh (hifz) nga shkaku i mos njohjes së shkrim-leximit të shumicës prej tyre, por edhe gradualitetin e shpalljes, e cila e ndihmonte këtë proces në njërën anë, dhe u përgjigjej nevojave të komunitetit nga ana tjetër: “Ky ishte mësimi esencial i shkrimit të ri, i quajtur Kuran (recitim, këndim), sepse besimtarët,
shumica e të cilëve ishin analfabet, duke përfshirë vetë Mu-hamedin, i merrnin mësimet e tij duke dëgjuar këndime t publike të kapitujve (sureve). Kurani iu revelua Muahmedit ajet pas ajeti, sure pas sureje, përgjatë njëzet e tri vjetëve, shpesh në përgjigje të ndonjë krize, apo ndonjë
çështjeje të ngritur në bashkësinë e vogël besimtare.”(3)

Kurani dhe ndikimi i tij artistik

Karen, sikurse edhe të tjerët, vëren se Kurani është si poezia arabe e një niveli të lartë, dhe: “Ndikimi i Kuranit në dëshmitarët prezent arab është qendror, kjo pikë mungon plotësisht nga dëshmuesit prezent jo arab. Mund të arrish deri te disa ndjenja përmes koncentrimit gjatë dëgjimit të leximit të kujdesshëm të ajeteve, por ai në rastin më të mirë është shumë si përfaqësor.”(4)

Kurani dhe jeta

Për dallim nga misioni biblik, që orientim ka “Mbretërinë e Qiellit”, dhe shumë më pak atë tokësore, Armstrong vëren se trajtimi kuranor i jetës është uniform me adhurimin dhe synimin e botës tjetër: “Në vizionin kuranor nuk ka diktomi (dualitet) midis së shenjtës dhe profanes, religjiozes dhe politikës, seksualitetit dhe adhurimit. E tërë jeta është potencialisht e shenjtë dhe do të sillet në sferën e hyjnores. Qëllimi ishte teuhidi (njësimi), integrimi i të gjithë jetës në një komunitet të bashkuar, i cili do t’u jepte myslimanëve ndjesinë e Unitetit, që është Zoti.”(5)
Po ashtu, ajo vëren se suksesi i arabëve dhe civilizimi që lindi atje, lulëzoi më tutje në saje të përkushtimit ndaj Kuranit, dhe e kundërta solli të kundërtën: “Suksesi i tyre mbështeti gjithashtu mesazhin e Kuranit, i cili kishte theksuar se një shoqëri e drejtuar korrektësisht mund të përparoj, sepse është në sintoni me ligjet e Zotit.”(6)
Kurani u bë një forcë në jetën e tyre, që u dha ndjesinë e së shenjtës dhe u mundësoi atyre të ndërtojnë spiritualitete të reja me intuitë dhe fuqi të madhe.”(7)

Morali kuranor

Duke iu referuar një numri të madh të ajeteve kuranore, të cilat flasin për stabilitetin shpirtëror që sjell ai në raport me krizat jetësore, por edhe frenimit të mllefit, ajo thotë: “Kurani gjithnjë nxitë myslimanët në durim, në qëndresë ndaj vështirësive me heroizëm dhe fisnikëri, ashtu si ua bënë të qartë atyre që të mos e shfrytëzojnë mundësinë e hakmarrjes individuale ndaj armikut.(8)
Në kujdesin që besimtarët janë të obliguar të kenë për të mos paragjykuar pa fakte thotë: “Në fakt, Kurani ka një pikëpamje negative për spekulimin teologjik, të cilin e quan dhann, trill për të plotësuar orekset për çështje të pashprehshme, që askush nuk mund t’i përcaktojë në një mënyrë apo në një tjetër.(9)

Kurani dhe bamirësia

Kurani bën thirrje për vepra të mira. Ajo citon fjalën në arabisht el-salihat, e cila përfshin të bërit çdo gjë të mirë për të ndihmuar njerëzit, të jetë ajo në mirësi të jetimëve, dhe duke dhënë lëmoshë për të varfrit.(10)

Kurani dhe të drejtat e gruas

Dilemat e ngritura sot rreth të drejtave të gruas në Islam, si dhe akuzat që i drejtohen atij për pengesë të emancipimit të femrës, janë të pa argumentuara në burimin e fesë, gjegjësisht në Kuran. Ajo që sot mund të quhet mohim i të drejtave të gruas, mund të ketë bazë vetëm në shoqëritë ultra konservatore myslimane, të cilat kanë trashëguar ato botëkuptime nga të tjerët, apo janë kultura popullore, e që nuk kanë bazë në Kuran:
“Kurani ua dha grave të drejtën e trashëgimisë dhe shkurorëzimit disa shekuj përpara se femrave perëndimore t’ u jepej një status i tillë. Kurani përshkruan disa shkallë veçimi dhe mbulimi për gratë e Pejgamberit, por nuk gjendet asgjë në Kuran që kërkon mbulimin e të gjitha femrave apo izolimin e tyre në një pjesë të veçuar të shtëpisë. Këto zakone u ndoqën tri apo katër gjenerata pas vdekjes së Pejgamberit. Myslimanët e asaj kohe po kopjonin të krishterët grek të Bizantit, të cilët kishin kohë që i kishin mbuluar dhe i kishin veçuar gratë e tyre në këtë mënyrë. Kurani i bën meshkujt dhe femrat partnerë para Zotit, me përgjegjësi dhe detyrime të njëjta (33:35). Kurani gjithashtu e lejoi poligaminë; në një kohë kur myslimanët po vriteshin në luftëra kundër Mekës dhe femrat kishin mbetur pa kujdestarë, meshkujt u lejuan që të kenë deri në katër gra, me kusht që t’ i trajtoni të tëra me barazi absolute dhe të mos tregonin asnjë shenjë pëlqimi me tepër ndaj njërës sesa tjerave.” (En Nisa, 3)(11)

(1) Karen Armstrong, Islami një histori e shkurtër, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 43.
(2) Po aty, fq. 44.
(3) Po aty, fq. 45.
(4) http-/ /www.alukah.net/ .. Karen Armstrong: Hel hijel akrebu ilel i’tidal”, Abdurrahman Ebul Mexhd (27.03.2016)
(5) Karen Armstrong, Islami një histori e shkurtër, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 57.
(6) Po aty, fq. 74.
(7) Po aty, fq. 135.
(8) http://islamsto-ry.com/ar: “Shehadet Keren Arstrong” Dr. Ragib Es-Serxhani.
(9) Karin Armstrong, Islami një histori e shkurtër, Logos-A, Shkup, 2011, fq, 47.
(10) http://albanian.irib.ir,Armstrong: “islami erdhi për të përhapur mëshirën midis kombeve të botës”
(11) Po aty, fq. 59.

 

Nga: Bashkim Mehani

/islamgjakova

Exit mobile version