Ballina Lajmet Kosovë Qeveria vendos sërish çmimet e lejuara të naftës, çmimet vendore nuk u...

Qeveria vendos sërish çmimet e lejuara të naftës, çmimet vendore nuk u përshtatën me tregun botëror

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të derivateve të naftës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kjo ministri ka bërë të ditur se vendimi është marrë pasi që është evidentuar se ka pasur mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çfarë ka përbërë bazën për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Me këtë vendim, ministria ka vendosur që marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë të jetë dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Ministria ka bërë të ditur se ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version