Qindra migrantë të bllokuar në kufirin polak

Ka ende qindra migrantë dhe refugjatë të bllokuar, që presin në Bjellorusi dhe shpresojnë të hyjnë në Poloni, sipas Kryqit të Kuq në Bjellorusi.

Rreth 600 persona po qëndrojnë në një strehë emergjente në depon e një qendre logjistike në Brusgi ku edhe po marrin ndihmën e nevojshme, raportoi Kryqi i Kuq në Minsk.

Mijëra persona nga rajonet e shkatërruara nga lufta janë bllokuar në kufijtë midis Bjellorusisë dhe disa vendeve të BE-së për disa muaj, me shpresën për të hyrë në BE, në një krizë e cila mendohet të jetë shkaktuar qëllimisht nga Minsku për tu hakmarrë për sanksionet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e falsifikuara.

Kundërsanksionet hynë gjithashtu në fuqi në Bjellorusi të shtunën, në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga BE-ja, SHBA-ja dhe të vendet e tjera.

Importet e shumë mallrave perëndimore janë ndaluar që nga 1 janari, në një embargo që prek, ndër të tjera, mishin dhe produktet e qumështit.

Minsk e quajti masën një reagim ndaj politikës diskriminuese dhe veprimeve jomiqësore të ndërmarra në lidhje me vendin tonë.

Embargoja prek kryesisht prodhuesit e ushqimit të BE-së, të cilët mund të përballen me humbje të të ardhurave.

Nga ana e saj, Bjellorusia po zgjeron më tej marrëdhëniet e saj ekonomike me Rusinë. /atsh