62-vjeçari nga komuna e Prishtinës Memli Zhubi javë më parë ka pasur pëlcitje të enës më të madhe të gjakut (arteries) në organizëm.
Ai thuajse pa shenja jete dhe në gjendje shoku ishte dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku iu nënshtrua një operacioni i cili cilësohet se është më i rralli në botë. Operacioni është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare dhe ka zgjatur më shumë se gjashtë orë. Për operime të tilla, mjekët e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK bëjnë thirre që qytetarët t’i kryejnë në këtë klinikë, e jo në spitale private apo edhe jashtë vendit.
Asnjëherë nuk ishte ankuar se vuante nga ndonjë sëmundje. Memli Zhubi 62-vjeçar nga Prishtina, me profesion ekonomist, javë më parë ra në gjendje shoku si pasojë e pëlcitjes së arteries më të madhe në organizëm e cila shpërndan gjakun në trupin e njeriut. Si pasojë e kësaj ai iu nënshtrua një operimi që zgjati për më shumë se gjashtë orë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.
Shpresat që 62-vjeçari t’i shpëtojë kësaj patologjie ishin të pakta për mjekët e QKUK’së.