Kur kryeministri shfaqet si teolog i mirë, por politikan i keq
Qeveria shqiptare është tashmë qartazi e rreshtur krah nazistëve të Luftës së Tretë, SHBA dhe Izraelit, të cilët, duke agresuar Iranin me pretendime krejtësisht false, nga ato që fyejnë inteligjencën e çdo njeriu, sado pak inteligjent të jetë, po çojnë botën në katastrofë me çmendurinë e tyre të provuar tashmë.
Së fundi, Rama bëri me dije se do shpallë Iranin e jo vetëm si “shtet terrorist”. Dhe kjo nuk përbën më çudi.
“Javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit”.
Dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Natyrisht, në këto hapa nuk jemi pionerë sepse ka pasur më parë aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha ai.
Megjithatë, në këtë marrëzi të radhës që do jetë me pasoja të nesërmen e një realiteti të ri gjeopolitik, ai tha një të vërtetë: atë që Irani nuk ka lidhje me Islamin e pastër, atë klasik.
“Ajo republikë s’ka asnjë lidhje me Islamin sipas asaj që unë di dhe çmoj tek Islami”, theksoi Rama.
Por gjithsesi, ai shtet i agresuar që ruajn deri diku shpirtin e perandorisë së dikurshme perse, po e poshtëron paq deri në tani dyshen famëkeqe SHBA-Izrael. /tesheshi
