Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat për anëtarësimin në BE

Rama: Ritëm i paprecedent në negociatat për anëtarësimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), ka deklaruar se arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale fjalën e mbajtur në Parlamentin Evropian nga Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, e cila konfirmon se “negociatat e pranimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paprecedent”.

“Komisarja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, ku arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedent, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027”, ka shkruar Rama.

Disa ditë më parë, komisarja Kos deklaroi se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.

Exit mobile version