Rezulota e shokuese kalon në parlament: Tel Avivi përshëndet Tiranën, opozita zgjedh skuthllikun
Siç dhe pritej, mazhoranca e kaloi rezolutën e beftë të shpalljes së Iranit “shtet terrorist”, duke u zhytur dhe më thellë në një pozicion me risk në zhvillimet e trazuara gjeopolitike, pa u sqaruar se ku është interesi i Shqipërisë në këtë rast, sidomos nga një rreshtim shokues me Izraelin, këtë shtet tashmë të diskretituar globalisht dhe të urryer ndërkombëtarërisht, si një shtet mizor dhe gjenocidal.
Me 79 votat e PS, Par;amrnti votoi pro rezolutës. Ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë, duke e konsideruar aktin si axhendë personale të Ramës, pa guxuar që t’i bëjnë një lloj oponence morale, si dhe gjeopolitike gjithashtu.
Ky akt i Shqipërisë, pra i qeverisë shqiptare, ende nuk ka një të dytë as në Europë e as në vendet arabe.
Pas këtij zhvillimi, pasoi përshëndetja e Tel Avivit për Tiranën zyrtare, ku terrori i vërtetë akuzon të tjerët për terror.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ka përgëzuar kryeministrin Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për këtë vendim:
“Unë përgëzoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit një shtet sponsor të terrorizmit.
Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”.
