Ballina Sport Futboll Rashica nuk ftohet te Werder, trajneri thotë se arsyeja ka të bëjë...

Rashica nuk ftohet te Werder, trajneri thotë se arsyeja ka të bëjë me transferimin

Milot Rashica nuk është ftuar me skuadrën e Werder Bremen.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk ka qenë i ftuar te Werder Bremen për miqësoren kundër Eintracht Braunschweig.

Lidhur me mungesën e Milotit në skuadër ka folur edhe trajneri i Bremen, Florian Kohfeldt.

“Ne vendosëm që Miloti të mos jetë në skuadër në këtë ndeshje, për shkak të situatës për transferimin e mundshëm”, ka thënë trajneri, përcjell lajmi.net.

Rashica lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Milan, por edhe Leipzig qëndron mes opsioneve.

Mbetet të shihet se ku do të zyrtarizohet lojtari i Kosovës gjatë merkatos së verës.

Exit mobile version