Ballina Sport Futboll Rashica shënon në humbjen ndaj Borussia M’gladbach, Werderi bie nga Bundesliga

Rashica shënon në humbjen ndaj Borussia M’gladbach, Werderi bie nga Bundesliga

Werder Bremen ka humbur betejën për qëndrim në Bundesliga.

Bremeni u mposht me rezultatin 2-4 nga Borussia Monchengladbach’ në kuadër të xhiros së fundit në Bundesligë, shkruan lajmi.net.

Monchengladbach kishte shënuar katër gola, Stindl 3’, Thuram 52’, Bensebaini 58’ dhe Neuhaus 67’.

Ndërkohë, Werder Bremeni u zgjua nga gjumi në minutat e fundit të takimit.

Rashica shënoi në min 80’ dhe Fullkrug në min 83’.

Rezultati përfundimtar, Werder Bremen 2-4 Borussia Monchengladbach.

Werderi tani do të luajë në Bundesliga 2 nga sezoni i ardhshëm pasi mban pozitën e 17.

Exit mobile version