Raundi i radhës i Bisedimeve të Astanës për Sirinë do të mbahet në 21-22 dhjetor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Aybek Smadiyarov, tha në një prononcim për mediat se është qartësuar data kur do të mbahet raundi i Bisedimeve të Astanës për Sirinë.

Smadiyarov vuri në dukje se bisedimet do të mbahen në Nursultan, kryeqyteti i Kazakistanit, më 21-22 dhjetor dhe të gjitha palët, përfshi shtetet garantuese (Turqia, Rusia dhe Irani) kanë miratuar pjesëmarrjen.

Në raundin e 16-të të Bisedimeve të Astanës për Sirinë, që u mbajt së fundmi në Nursultan më 7-8 korrik, u diskutuan çështje të tilla si: situata aktuale në Siri, dërgimi i ndihmave humanitare, rifillimi i punës së Komitetit Kushtetues Sirian në Gjenevë të Zvicrës, shkëmbimi i të burgosurve, lirimi i pengjeve dhe kërkimi i personave të zhdukur. /trt