Ballina Sport Futboll Real Madrid humb mbi 100 milionë euro në të ardhura për shkak...

Real Madrid humb mbi 100 milionë euro në të ardhura për shkak të pandemisë

Gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madrid ka humbur më shumë se 100 milionë euro (120 milionë dollarë) të ardhura për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi njoftoi të mërkurën se ndikimi i pandemisë solli deri te ulja e të ardhurave për 13 për qind në sezonin 2019/2020.

Sezoni u mbyll me një fitim prej 313 mijë euro. Real Madrid deklaroi se planifikon një buxhet prej 617 milionë eurosh (740 milionë dollarë) për sezonin 2020/2021. Rreth 300 milionë euro (360 milionë dollarë) më pak sesa pritej pa pandeminë.

Skuadra e parë dhe trajnerët në futboll dhe basketboll kanë rënë dakord vullnetarisht për të ulur pagat e tyre me 10 për qind këtë vit.

Exit mobile version