Mbështetur nga BMW, Bosch dhe firma e kapitalit sipërmarrës Mayfield, Recogni zhvillon çipe dhe softuer të specializuara AI.
Startupi i çipeve dhe softuerit AI Recogni zbuloi një metodë novatore ditën e Marte e cila mund ti bëjë çipet e saj përdorur për trajnimin dhe operimin e modeleve të inteligjencës artificiale më të vegjël, më të shpejtë dhe më pak të kushtueshëm.
Mbështetur nga BMW, Bosch dhe firma e kapitalit sipërmarrës Mayfield, Recogni zhvillon çipe dhe softuer të specializuara AI.
Kompania tha se ka patentuar një sistem të ri, quajtur Pareto, që përdor një qasje logaritimike e cila tejkalon në performancën metodatat ekzistuese për operimin e modeleve të mëdha AI.
Modelet ekzistuese AI si GPT-4 i ChatGPT dhe Google Gemini kërkojnë qindra mijëra operacione matematikore edhe për veprimet më të thjeshta. Recogni tha se sistemi i saj konverton këto operacione të shumëfishta në “shtesa” e cila reduktojnë ndjeshëm konsumin e energjisë duke ruajtur saktësinë.
Startupi tha se kishte testuar me sukses Pareto në modelet AI zhvilluar nga Meta Platforms, Stability AI dhe të tjerë. Çipi i parë i Recogni është prodhuar nga TSMC në procesin 7-nanometër dhe tha se ishte duke punuar me një partner emrin e të cilit nuk e bëri publik për ta bërë Pareto gjerësisht të disponueshëm.
