Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Regjimi i Asadit vazhdon masakrat në Gutën Lindore, 59 të vdekur

Regjimi i Asadit vazhdon masakrat në Gutën Lindore, 59 të vdekur

Në bombardimet pa ndërprerje të kryera nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në Gutën Lindore nën rrethim kanë humbur jetën 59 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët e AA-së në Gutën Lindore njoftuan se regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij përgjatë ditës kanë vazhduar pa ndërprerje bombardimet nga toka dhe ajri në të gjithë zonat brenda Gutës Lindore.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulme kanë humbur jetën 56 civilë në zonën Duma dhe 3 civilë në zonën Haresta.

Gjithashtu zyrtarët kanë bërë të ditur se për shkak të sulmeve intensive, njësitet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek shumë të vrarë dhe të plagosurit, dhe se druhet se numri i të vdekurve në bombardimet mund të jetë edhe më i lartë.

Ndërkohë theksohet se ka tejkaluar 150 numri i civilëve të vrarë në sulmet e ndërmarra vetëm në 5 ditët e fundit nga regjimi i Asadit.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me një vendim më 24 shkurt, kërkoi shpalljen e armëpushimit humanitar kryesisht për civilët në Gutën Lindore dhe në të gjithë Sirinë. Ndërkohë që kishte mbetur e paqartë se si do të fillonte armëpushimi për të cilin ishte vendosur që të vihej në zbatim “pa vonuar”.

Rusia pas vendimit të KS-OKB-së me 27 shkurt shpalli se armëpushimi do të ishte i vlefshëm çdo ditë nga ora 09.00-14.00, dhe gjithashtu kishte pretenduar se regjimi do t’i përmbahej armëpushimit.

Në Gutën Lindore e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve jetojnë rreth 400 mijë persona të cilët ndodhen prej 5 vitesh nën rrethimin e regjimit të Asadit.

Exit mobile version