Supermarketet dhe restorantet e mëdha në Mbretërinë e Bashkuar po paralajmërojnë klientët për mungesat ushqimore për shkak të krizës në shpërndarje.
McDonald’s, Nando’s, Costa Coffee dhe KFC kanë paralajmëruar klientët se produkte të caktuara nuk do të jenë në dispozicion.
Ndërkohë, Tesco Asda dhe supermarketet e tjera të mëdha kanë mbetur me rafte bosh pasi Britania po vuan nga mungesat ushqimore.
Shefi ekzekutiv i Co-Op, Steve Murrells, e përshkroi krizën aktuale të mungesave ushqimore si “në nivelin më të keq që ka parë ndonjëherë”.
McDonald’s paralajmëroi klientët se mund të mos jenë në gjendje të porosisin pije milkshake ose pije në shishe, në degën e tyre lokale, për shkak të problemeve me zinxhirët e furnizimit.
Mungesat ushqimore kanë prekur 1,250 dyqanet e McDonald’s në Skoci, Angli dhe Uells.
Nando’s u detyrua të mbyllte dyqane të caktuara pasi mbaroi ushqimi për shkak të vonesave në shpërndarje.
Zinxhiri ushqimor Peri-Peri, mjaft i preferuar në Britani, ka thënë se një numër vendesh duhet të mbyllen për shkak të mungesës së furnizimeve.
KFC dërgoi një paralajmërim të ngjashëm për klientët.
Duke postuar në Twitter, KFC tha: “Në të gjithë vendin tonë, ka pasur përçarje në furnizim gjatë javëve të fundit – kështu që gjërat mund të jenë pak më ndryshe kur të na vizitoni tani. Disa artikuj nuk janë në dispozicion dhe paketimi ynë mund të duket pak më ndryshe se normalisht”.
Greggs gjithashtu ka rënë viktimë e një sërë problemesh me zinxhirin e furnizimit që po prekin bizneset në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar
Shefi Ekzekutiv i Këshillit Britanik të Shpendëve, Richard Griffiths tha për PoliticsHome se po vihet re një rënie prej 5-10% në prodhimin javor të mishit të pulës.
Ai tha: “Aktualisht po prodhohet një gamë e reduktuar produktesh për klientët në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo do të ndikojë edhe në furnizimin me shpendë”. /monitor