Ballina Artikuj Rijadus Salihin (1001 – 1100)

Rijadus Salihin (1001 – 1100)

1001 – Abdullah ibn Amër ibn Asi (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Shoqëruesit të Kuranit (lexuesit, hafizit dhe atij që punon me të) i thuhet: “Lexo dhe lartësohu, lexo siç e lexoje në dynja. Dije se vendbanimi yt në Xhenet është në ajetin e fundit, që do të lexosh.”[1]

Kapitulli: Urdhri për t’u kujdesur rregullisht për Kuranin dhe paralajmërimi nga lënia e tij pas dore që çon në harresë

1002 – Ebu Musa (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Lexojeni vazhdimisht Kuranin, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, Kurani ikën më shpejt (nga kujtesa) sesa deveja kur shpëton nga litari i saj.”[2]

1003 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: “Shembulli i atij që e di përmendësh Kuranin është si shembulli i deveve të lidhura: nëse kujdeset për to (i mban nën vëzhgim dhe i lidh mirë), i ruan; por nëse i lëshon, ato ikin.”[3]

Kapitulli: Pëlqyeshmëria (rekomandimi) e përmirësimit të zërit gjatë leximit të Kuranit, dhe kërkimi që ta lexojë ai që ka zë të bukur, si dhe dëgjimi i leximit të tij

1004 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Allahu nuk ka lejuar (dëgjuar me kënaqësi) asgjë sesa ka lejuar një profet me zë të bukur që reciton Kuranin dhe e lexon atë me zë.”[4]

1005 – Ebu Musa El-Esh’ari (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) i ka thënë atij: “Vërtet ti ke një zë melodioz si zërat e famijles së Daudit.”[5]

Në tranmsetimin e imam Muslimit thuhet: “Sikur të më kishe parë mbrëmë, teksa po të dëgjoja leximin tënd (të Kuranit).”

1006 – Bera ibn Azib (r.a) ka thënë: “E kam dëgjuar Profetin (a.s) të recitojë gjatë namazit të Jacisë “Uet tini uez zejtun”. Nuk kam dëgjuar askënd të ketë zë më të bukur se ai.”[6]

1007 – Ebu Lubabete, Beshir ibn Abdul Mundhiri (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush nuk e zbukuron zërin gjatë këndimit të Kuranit nuk është prej nesh.”[7]

1008 – Ibn Mes’udi (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) më tha:“Më lexo pjesë nga Kurani”! Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut! A të të lexoj ty Kuran, ndërkohë që ai të është shpallur ty”?! Ai (a.s) tha: “Unë kam dëshirë ta dëgjoj edhe prej të tjerëve”. Unë i lexova atij nga surja Nisa dhe kur arrita tek ajeti: “Si do të jetë puna kur për çdo umet do të sjellim një dëshmitar dhe ty do të sjellim dëshmitar të tyre”[8] , ai (a.s) tha: “Mjafton me kaq”! Unë u ktheva nga ai dhe e pashë që nga sytë e tij po rridhnin lot.”[9]

Kapitulli për të recituar sure dhe ajete të caktuara

1009 – Rafi’ ibn Mual-la (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: “Para se të dalësh nga xhamia, do të të mësoj një sure, e cila është më madhështorja në Kuran”. Ai (a.s) më kapi për dore dhe kur po dilnim nga xhamia, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më the: “Para se të dalësh nga xhamia më the se do të të mësoj një sure, e cila është më madhështorja në Kuran”. I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: “Ajo është “Elhamdu lil-lahi rab-bil alemin (Fatihaja). Ajo është shtatëshja, që përsëritet (në çdo namaz) dhe është vetë Kurani madhështor, që më është shpallur mua.”[10]

1010 – Ebu Seid El Hudri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kul huuallahu ehad”, pasha Atë në Cilin shpirti im është në dorën e Tij është e barazvlefshme me një të tretën e Kuranit.”[11]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet se i Dërguari i Allahut (a.s) i tha shokëve të tij: “Vallë nuk ka mundësi që ndonjëri prej jush të lexojë një të tretën e Kuranit gjatë një nate?! Një gjë e tillë, atyre iu duk e vështirë, prandaj thanë: o i Dërguar i Allahut! E kush prej nesh ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë? Ai (a.s) tha: “Kul huuallahu Ehad, Allahus Samed” është një e treta e Kuranit.”

1011 – Ebu Seid el Hudri (r.a) transmeton se një burrë dëgjoi dikënd që po lexonte duke e përsëritur disa herë“Kul huuall llahu ehad”. Në të gdhirë ai (burri që kishte dëgjuar) shkoi tek i Dërguari i Allahut (a.s), i tregoi atij për atë që kishte dëgjuar dhe një veprim të tillë ai e konsideronte si të vogël. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Betohem në emër të Atij të Cilit shpirti im është në dorën e Tij, ajo është e barazvlefshme me një të tretën e Kuranit.”[12]

1012 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kul huuallahu ehad” është sa një e treta e Kuranit.”[13]

1013 – Enesi (r.a) transmeton se një burrë tha: O i Dërguar i Allahut! Unë e dua (e pëlqej) këtë sure: “Kul huuallahu ehad”, Ai (a.s) tha: “Vërtet, kjo ndjenjë (që ti e do atë) të ka futur në Xhenet.”[14]

1014 – Ukbe ibn Amiri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “A nuk i ke parë ajetet që më janë shpallur këtë natë, si këto ajete nuk janë shpallur kurrë më parë? Ato janë: “Kul eudhu bi rabbil felek” dhe “Kul eudhu bi rabbin nas”[15]

1015 – Ebu Seid El Hudrij (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ka pasë kërkuar mbrojtje nga xhindët dhe nga syri i njerëzve derisa iu shpallën suret “Felek” dhe “Nas”. Kur iu shpallën ato, i lexonte ato (për mbrojte) dhe la formën tjetër të kërkimit mbrojtje.”[16]

1016 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Në Kuran gjendet një sure që ka tridhjetë ajete. Ajo ndërmjetson për njeriun derisa t’i falen mëkatet. Ajo sure është “Tebarekel ledhi bi jedihil mulk”[17]

1017 – Ebu Mes’ud El Bedri (r.a) transmeton se profeti (a.s) ka thënë: “Kush lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare gjatë natës do t’i mjaftojnë.”[18]

1018 – Ebu Hurerja (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë e juaja në varreza. Vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sure Bekare.”[19]

1019 – Ubej ibn Ka’b (r.a) ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) tha: “O Ebu Mundhir! A e di se cili është ajeti më madhështor i Kuranit? Unë i thashë: “Allahu la ilahe il-la huuel hajjul kajjum” Ai më goditi në gjoks dhe tha: “E mësofsh dijen sa më lehtë o Ebu Mundhir”[20]

1020 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) më autorizoi që të ruaj sadakanë e Ramazanit (vitrat). Një udhëtar erdhi, filloi të marrë ushqim, unë e kapa dhe i thashë: Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut! Ai tha: Unë jam nevojtar, kam familje dhe kam shumë nevojë. Unë e lejova të largohej. Në të gdhirë, i Dërguari i Allahut (a.s) tha: O Ebu Hurejre, çfarë bëri me ty ai që e zure mbrëmë? Unë thashë: O i Dërguar i Allahut! u ankua se kishte nevojë dhe kishte familje, m’u dhimbs dhe si rrjedhojë e lashë të hyjë. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Të ka gënjyer dhe ai prapë do të vijë. Duke qenë se unë e dija që do të vinte, sepse profeti (a.s) më kishte njoftuar, e prita dhe ai erdhi dhe filloi të marrë ushqim. Unë i thashë: Do të dërgoj tek i Dërguari i Allahut. Ai përsëri tha: Më lësho, jam nevojtar, kam shumë fëmijë dhe nuk kam për të ardhur herë tjetër. M’u dhimbs dhe e lashë të ikte. Të nesërmen, i Dërguari i Allahut (a.s) më tha: O Ebu Hureje! Çfarë bëri me ty ai që e zure mbrëmë? Unë i thashë: U përgjërua se kishte shumë nevojë dhe kishte shumë fëmijë. M’u dhimbs dhe e lashë të ikte. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Ai të ka gënjyer dhe përsëri ka për t’u kthyer. E prita për të tretën herë dhe kur erdhi për të marrë ushqim e kapa dhe i thashë: Kam për të dërguar me patjetër te i Dërguari i Allahut (a.s). Kjo është hera e tretë që ti thua se nuk do të kthehesh dhe përsëri vjen. Ai tha: Më liro, sepse unë do të të mësoj disa fjalë, të cilat do të sjellin dobi te Allahu. Unë thashë: Cilat janë ato? Ai më tha: Kur të shkosh të flesh në shtrat, lexoje ajetin kursij deri në fund. Allahu ka për të ruajtur atë natë dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim. Unë e lejova të ikte për shkak të asaj (këshille). Të nesërmen, pas agimit i Dërguari i Allahut (a.s) më tha: Çfarë bëri robi yt me ty dje? Unë i thashë: o i Dërguar i Allahut! Ai më premtoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat Allahu do të më sjellë dobi, prandaj edhe e lejova të ikte. I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: Cilat janë ato fjalë? Unë i thashë: Kur të shkosh të flesh në shtrat, lexoje ajetin kursij: “Allahu la ilahe il la huuel hajjul kajjum”, atë do ta kesh vazhdimisht mbrojtës të Allahut, as nuk do të afrohet ndonjë shejtan derisa të zgjohesh. Përsëri e lejova të ikte. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Ai ka thënë të vërtetën, edhe pse ai gjithmonë është gënjeshtar. A e di se me kë ke biseduar prej tre netësh, o Ebu Hurejre? Jo – i thashë unë. Ai tha: ai ishte shejtani.”[21]

1021 – Ebu Darda (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush mëson dhjetë ajetet e para të sures Kehf, është mbrojtur prej Dexhalit.” Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “dhjetë ajetet e fundit të sures Kehf.”[22]

1022 – Ibn Abasi (r.a) ka thënë: Kur Xhibrili (a.s) ishte ulur tek profeti (a.s) kur dëgjoi një zë që vinte sipër tij, ai ngriti kokën dhe tha: “Kjo është një derë nga qielli që u hap sot. Ajo asnjëherë nuk është hapur përveçse sot. Prej saj zbriti një engjëll dhe ai tha: Ky engjëll zbriti në Tokë dhe asnjëherë nuk ka zbritur (në Tokë) përveçse sot. Ai përshëndeti me selam dhe tha: “Ju përgëzoj me dy drita që më janë dhënë mua dhe asnjë profeti para meje nuk i janë dhënë: Fatihaja dhe ajetet e fundit (dy ajetet) të sures Bekare. Çdo shkronjë që lexon prej saj do të të jepet.”[23]

Kapitulli: Pëlqyeshmëria e tubimit për të lexuar Kuran

1023 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Sa herë që një grup njerëzish mblidhen në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, e lexojnë Librin e Allahut dhe e studiojnë Atë, qetësia do të zbresë tek ta, mëshira ka për t’i përfshirë, engjëjt do të jenë përreth tyre dhe Allahu ka për t’i përmendur tek ata që gjenden tek Ai.”[24]

Kapitulli i vlerës së abdesit

1024 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet në Ditën e Kijametit Umeti im do të thirret “gurren” “muhaxh xhelin” prej gjurmëve të abdesit. Prandaj ai (që merr abdes) i cili ka mundësi që ta shtojë pjesën që i shkëlqen le ta bëjë atë.”[25]

1025 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar mikun tim (a.s) se ka thënë: “Veshja e besimtarit (në Xhenet) do të arrijnë deri aty ku ai ka marrë abdes.”[26]

1026 – Othman ibn Affani (r.a) ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush merr abdes në formën më të bukur, do t’i bien mëkatet nga trupi i tij, madje edhe nga thonjtë e tij.”[27]

1027 – Othman ibn Affani (r.a) ka thënë: E kam parë të Dërguarin e Allahut (a.s) të marrë abdes kështu sikur mora unë dhe pastaj tha: “Kush merr abdes në këtë formë do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme, kurse namazi dhe shkuarja në xhami është shtesë (në shpërblim).”[28]

1028 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur robi musliman – ose besimtar – merr abdes dhe e lan fytyrën e tij, prej fytyrës së tij dalin të gjitha mëkatet që kanë buruar nga shikimi i syve të tij, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur lan duart, prej duarve të tij dalin të gjitha mëkatet që kanë kryer ato, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të tij. Kur lan këmbët, prej këmbëve të tij dalin të gjitha mëkatet që kanë bërë ato, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të tij derisa ai të dalë i pastruar plotësisht nga mëkatet.”[29]

1029 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) shkoi në varrezë dhe tha: “Paqja e Allahut qoftë për ju o banorë besimtarë të këtij vendi dhe ne me lejen e Allahut do të vijmë tek ju. Sa dëshirë do të kisha që të shikoja vëllezërit e mi? Të pranishmit thanë: A nuk jemi ne vëllezërit e tu, o i Dërguar i Allahut?! Ai tha: Ju jeni shokët e mi, kurse vëllezërit tanë janë ata që do të vijnë pas nesh. Të pranishmit thanë: Si i njeh ata të cilët ende nuk janë shfaqur prej Umetit tënd, o i dërguar i Allahut? Ai tha: Nëse një burrë do kishte një kalë me njollë në ballë e në këmbë a do ta dallonte atë midis kuajve të zinj dhe njëngjyrësh? Ata thanë: Po, o i Dërguar i Allahut. Ai tha: Ata do kenë njollë që shkëlqen në ballin dhe këmbët e tyre për shkak të abdesit dhe unë do t’i prij atyre tek Haudi.”[30]

1030 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: ““A dëshironi t’ju tregoj se cilat janë ato gjëra që nëse i veproni Allahu ua fal mëkatet dhe ju ngre në grada të larta? Ata thanë: Po o i Dërguar i Allahut kemi dëshirë. Ai (a.s) tha: Marrja e abdesit në formë të plotë në situata të pakëndshme, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit tjetër pasi ke falur namazin. Kjo është të sikur të qëndrosh rojë. Kjo është sikur të qëndrosh rojë.”[31]

1031 – Ebu Malik El-Esh’arij (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit.”[32]

1032 – Omer ibn Hatabi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka asnjëri prej jush që merr abdes dhe e plotëson – ose e përkryen – abdesin, pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i vetëm, pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij, e të mos i hapen atij tetë portat e Xhenetit, që të hyjë nga cila prej tyre të dojë.”[33]

Kurse Tirmidhiu shton: “O Zoti im më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen.”[34]

Kapitulli: Vlera e ezanit

1033 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Sikur njerëzit ta dinin se çfarë shpërblimi ka për thirrjen e ezanit dhe për t’u falur në rrjeshtin e parë, mirëpo nuk do të gjenin mënyrë tjetër për të marrë pjesë vetëm se me short, atëherë do të hidhnin short. Sikur ta dinin se çfarë vlere ka vajtja herët në xhami, do të hidhnin short mes tyre. Sikur ta dinin se çfarë vlere ka namazi i Jacisë dhe namazi i Sabahut, do të vinin në xhami qoftë edhe duke u zvarritur.”[35]

1034 – Muavija (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Muezinët janë më qafëgjatët në ditën e Kijametit.”[36]

1035 – Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebi Sa’asa tregon se Ebu Said Hudriu (r.a) i ka thënë: “Unë shikoj se ti i do delet dhe bjeshkët. Nëse je me bagëti në bjeshkë, ngrije zërin tënd, sepse çdo xhind apo njeri që e dëgjon ezanin do të dëshmojë për ty në Ditën e Kijametit”. Këto fjalë, – tha Ebu Said Hudriu, i kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (a.s).”[37]

1036 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur fillon të këndohet Ezani, shejtani fillon dhe rënkon që të mos e dëgjojë. Kur mbaron Ezani ai vjen. Kur fillon Ikameti ai largohet dhe pasi mbaron Ikameti vjen përsëri. Pastaj fillon dhe ngacmon imagjinatën e njeriut duke i thënë: “Kujto këtë gjë, edhe atë tjetrën”. Ai vazhdon kështu ta ngacmojë kështu, derisa ai që falet nuk di sa rekate ka falur.”[38]

1037 – Abdullah ibn Amri (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin duke kënduar Ezanin, përsëriteni Ezanin pas tij. Pas përsëritjes së Ezanit lutuni për mua (dërgoni salavat mbi mua). Ai që lutet për mua njëherë, Allahu e mëshiron dhjetë herë. Lutjuni Allahut që të më dhurojë mua Vesilen. Vesilja është pozitë e lartë në Xhenet vetëm për një nga robërit e Allahut. Unë shpresoj të jem ai që e meriton Vesilen. Ai që i lutet Allahut që të më japë mua Vesilen, e meriton ndërmjetësimin (shefatin) tim.”[39]

1038 – Ebu Seid El-Hudrij (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur ta dëgjoni ezanin, thoni (përsëritni) të njëjtat fjalë që thotë muezini!”[40]

1039 – Xhabiri (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush thotë pasi ezanit: “Zoti ynë! Zoti i kësaj thirrje të përsosur dhe i namazit që po falet. Jepja Muhamedit vendin më

të lartë në Xhenet (Vesile) dhe pozitën më të lakmuar. Jepja vendin e lavdëruar (për të ndërmjetësuar)”, e meriton ndërmjetësimin tim në Ditën e Kijametit.”[41]

1040 – Sa’d ibn Ebi Uekasi (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thotë pas ezanit: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, një të Vetëm e të pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, që Islami është feja ime dhe që Muhamedi është profeti dhe i dërguari im” do t’i falen mëkatet e mëparshme.”[42]

1041 – Enesi (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Duaja që bëhet midis ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.”[43]

Kapitulli: Vlera e namazeve

1042 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nëse një lumë kalon pranë dyerve tuaja dhe ju laheni në të pesë here në ditë, a mendoni se mbetet papastërti në trup”? Të pranishmit thanë: “Jo, nuk mbetet papastërti në trup”. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Kështu është dhe shembulli i pesë namazeve, me faljen e tyre Allahu fshin mëkatet.”[44]

1043 – Xhabiri (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi të rrëmbyer buzë shtëpisë së ndonjërit prej jush, në të cilin lahet pesë herë në ditë.”[45]

1044 – Ibn Mes’udi transmeton se një burrë kishte puthur një grua. Ai shkoi tek Profeti (a.s) dhe e njoftoi për ç’ka kishte vepruar. Atëherë Allahu i Lartësuar do të shpallte ajetin: “Kryeje namazin në të dy skajet e ditës dhe në orët e afërta të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë të këqijat.”[46] Burri tha: A kjo është vetëm për mua? Ai (a.s) tha: Për mbarë Umetin tim, për të gjithë.”[47]

1045 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Falja e pesë namazeve në ditë, falja e Xhumasë deri në Xhuma, agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin tjetër i shlyejnë mëkatet që kryhen mes tyre, me kusht që besimtari të largohet nga mëkatet e mëdha.”[48]

1046 – Othman ibn Affani (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Çdo musliman që merr abdes si duhet dhe sapo hyn koha e namazit, fal namazin me përpikmëri, duke plotësuar rukunë, si dhe duke qenë i përkushtuar, do t`i falen të gjitha mëkatet e kryera më parë, me kusht që t`iu jetë shmangur mëkateve të mëdha. Këto shpërblime do t`i marrë gjatë gjithë kohës.”[49]

Kapitulli: Vlera e namazit të Sabahut dhe Ikindisë

1047 – Ebu Musa El-Esh’arij (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush fal namazin e Sabahut dhe të Ikindisë do të hyjë në Xhenet.”[50]

1048 – Zuhejr ibn Amarete ibn Ruejbete (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Nuk ka për të hyrë në Zjarr askush që është falur para se dielli të lindë dhe të perëndojë” d.m.th. Sabahun dhe Ikindinë.”[51]

1049 – Xhundeb ibn Sufjani (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ai që fal namazin e Sabahut është nën mbrojtjen e Allahut. Kujdes o njeri, mos bëni gjëra për të cilat Allahu ju kërkon llogari dhe që e cenojnë mbrojtjen e Tij .”[52]

1050 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Tek ju vijnë pandërprerë engjëj gjatë natës dhe engjëj gjatë ditës. Ata ndërrohen gjithmonë në namazin e Sabahut dhe të Ikindisë. Ata që kanë qëndruar me ju, ngrihen lart dhe Zoti i pyet – edhe pse i di më mirë se ata: “Si i latë robërit e Mi? Ata thonë: “Kur ikim, i lëmë duke u falur dhe kur shkojmë ne, i gjejmë duke u falur.”[53]

1051 – Xherir ibn Abdullah Bexheliu (r.a) tregon: “Ishim tek i Profeti (a.s). Ai pa hënën e plotë dhe tha: “Vërtet, ju do ta shikoni Zotin tuaj, ashtu sikur e shikoni hënën dhe nuk do të keni asnjë lloj vështirësie për ta parë Atë. Nëse mundeni të mos neglizhoni faljen e namazit para lindjes dhe perëndimit të diellit, bëjeni dhe mos ngurroni.”[54]

1052 – Burejde (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“I është rrënuar (shkatërruar, pakësuar) çdo punë atij (asaj) që lë (nuk fal) namazin e Ikindisë.”[55]

KAPITULLI: “VLERA E MADHE E VAJTJES NË XHAMI”

1053 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë:“Kush niset për në xhami, Allahu i përgatit një vend në Xhenet. Këtë vend e ka sa herë që niset dhe kthehet nga xhamia.”[56]

1054 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij dhe pastaj shkon në një prej shtëpive të Allahut për të kryer një prej faljeve të obliguara prej Allahut, për hapat që ka hedhur: me njërin i fshihen mëkatet, kurse me tjetrin ngrihet në gradë.”[57]

1055 – Ubej ibn Ka’bi (r.a) ka thënë: Ishte një njeri nga Ensarët, për të cilin nuk njihja askënd më larg se ai prej xhamisë, mirëpo atij nuk i shpëtonte asnjë namaz (pa e falur në xhami). I thanë: Pse nuk blen një gomar për tëudhëtuar në errësirë dhe në vapë të madhe? Ai tha: Nuk më pëlqen që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, sepse dua që çdo hap i imi drejt xhamisë të shkruhet për mua, dhe kthimi im te familja ime po ashtu.” I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Allahu i ka mbledhur për ty të gjitha këto.”[58]

1056 – Xhabiri (r.a) ka thënë: “Rreth xhamisë lirisht u liruan disa toka, dhe Benu Selime dëshironin të zhvendoseshin pranë xhamisë. Kur i mbërriti lajmi Profetit (a.s), i tha atyre: “Më ka ardhur lajmi se ju doni të zhvendoseni pranë xhamisë? Ata thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut, e kemi dëshiruar këtë.” Pastaj ai (a.s) tha: “Benu Selime, shtëpitë tuaja, hapat (gjurmët) tuaj do të regjistrohen, shtëpitë tuaja, hapat (gjurmët) tuaj do të regjistrohen. Ata thanë: “Nuk do të na pëlqente nëse do të ishim zhvendosur.”[59]

1057 – Ebu Musa (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Shpërblimet më të mëdha i kanë ata, që ecin shumë për të vajtur në xhami. Ai që pret ta falë namazin me imam, shpërblehet shumë më shumë se sa ai që falet dhe pastaj bie në gjumë.”[60]

1058 – Burejdete (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Lajmëroni (duke i përgëzuar) ata që shkojnë nëpër errësirë drejt xhamive se do të jenë me dritë të plotë ditën e Kijametit.”[61]

1059 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj se cilat janë ato gjëra që nëse i veproni Allahu ua fal mëkatet dhe ju ngre në grada të larta? Ata thanë: Po o i Dërguar i Allahut kemi dëshirë. Ai (a.s) tha: Marrja e abdesit në formë të plotë në situata të pakëndshme, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit tjetër pasi ke falur namazin. Kjo është të sikur të qëndrosh rojë. Kjo është të sikur të qëndrosh rojë.”[62]

1060 – Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kur të shikoni një njeri që të frekuentojë xhamitë tona, dëshmoni se ai ka besim. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Me të vërtetë shtëpitë e Allahut (xhamitë) i mbush ai i cili beson tek Allahu dhe në Ditën e Fundit”[63]

Kapitulli: Vlera e pritjes për të falur namazin

1061 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Besimtari është në namaz, kur është në pritje të tij. Ai nuk shkon tek familjarët e tij vetëm për shkak të namazit.”[64]

1062 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Engjëjt vazhdojnë të kërkojnë falje për atë që qëndron në vendin ku është falur përderisa nuk e ka prishur abdesin. Ata thonë: “O Allah! Mëshiroje atë! O Allah! Fale atë!”[65]

1063 – Enesi (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) e vonoi një natë namazin e Jacisë deri në mesnatë. Pasi u fal, u kthye nga ne dhe tha: “Njerëzit janë falur dhe kanë rënë në gjumë, ndërsa ju keni qenë në namaz për shkak se po prisnit namazin e Jacisë.”[66]

Kapitulli: Vlera e faljes së namazit me xhemat

1064 – Ibn Omeri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Namazi i falur me xhemat është njëzet e shtatë herë më me vlerë se namazi të cilin njeriu e fal vetëm.”[67]

1065 – Ebu Hurejre (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur njeriu falet me xhemat, namazi i tij ka njëzet e pesë herë më shumë sevape sesa kur falet në shtëpi apo në treg. Këtë shpërblim e fiton kur merr abdes si duhet, niset për në xhami me qëllimin e vetëm që të falet, kur ngre (hedh) një hap fiton një sevap dhe kur ul (hedh) hapin tjetër, i fshihet një mëkat. Kur falet, engjëjt kërkojnë mëshirë (falje) për të, përderisa qëndron në xhami dhe nuk e prish abdesin (apo nuk ngacmon të tjerët). Engjëjt luten: “O Allah! Bëje që ky njeri t`ia arrijë mëshirës tënde, mëshiroje”. Njeriu vazhdon të fitojë sevapet e namazit, nëse qëndron në xhami dhe pret namazin tjetër.”[68]

1066 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Një burrë i verbër erdhi te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, unë nuk kam njeri që të më udhëheqë për në xhami. (me këtë) Ai i kërkoi të Dërguarit të Allahut (a.s) leje që të falej në shtëpi, dhe ai ia dha lejen. Por kur ai po largohej, I Dërguari i Allahut (a.s) e thirri përsëri dhe e pyeti: A e dëgjon thirrjen për namaz (ezanin)? Ai tha: Po. Ai (a.s) tha: “Atëherë përgjigju (shko në xhami)!”[69]

1067 – Nga Abdullahu – dhe thuhet: nga Amr ibn Kajsi, i njohur si Ibn Umm Mektumi (r.a), muezini – transmetohet se ai tha: “O i Dërguar i Allahut, në Medinë ka shumë zvarranikë dhe kafshë të egra. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “A e dëgjon thirrjen “Hajje ale-s-salah, hajje ale-l-felah” (Eja në namaz, eja në shpëtim)? Atëherë: Hajde”[70]

1068 – Ebu Hurejre (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pasha Atë, në të Cilin shpirti im është në dorën e Tij, kam bërë ndërmend që të jap urdhër që njerëzit të mbledhin dru, pastaj të jap urdhër për të falur namazin dhe të thirret ezani, pastaj të urdhëroj një burrë të falë namazin si imam dhe unë të shkoj tek disa burra (që nuk vijnë në xhami) dhe t’ia djeg shtëpitë.”[71]

1069 – Ibn Mesudi (r.a) ka thënë:“Kush dëshiron që nesër ta takojë Allahun si musliman, duhet t’i përgjigjet thirrjes për namaz dhe duhet të falë pesë namazet ditore. Dijeni se Allahu i ka ligjësuar të Dërguarit tonë (a.s) tradita udhëzuese (sunete të rëndësishme), të cilat do t’ua them. Nëse ju faleni nëpër shtëpitë tuaja, siç ka bërë dikush që nuk është këtu, keni shkelmuar (braktisur) traditën e të Dërguarit tuaj. Nëse ju braktisni traditën e të Dërguarit Tuaj, ju do të devijoni nga rruga e drejtë. Nga ne (sahabët) askush nuk e braktiste namazin me xhemat, përveç atij që dihej se ishte munafik (hipokrit, dyfytyrësh) i hapur. Kishte nga ata që vinin në xhami, duke e mbajtur të tjerët për krahësh. Një person i tillë mbahej nga dy të tjerë dhe këmbët i tërhiqte zvarrë. Më pas vendosej në rresht.”[72]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Vërtet, I Dërguari i Allahut (a.s) na mësoi rrugën e udhëzimit dhe prej rrugës së udhëzimit është falja e namazit në atë xhami që thirret ezani.”

1070 – Ebu Darda (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Nuk ka tre persona në ndonjë fshat apo vendbanim beduinësh, tek të cilët nuk falet namazi me xhemat, përveçse djalli ka marrë pushtet mbi ta. Prandaj, mbajuni xhematit, sepse ujku ha vetëm delen që është e veçuar (larg tufës).”[73]

Kapitulli: Motivimi për të qenë prezent në namazin e Sabahut dhe Jacisë që falet me xhemat

1071 – Othman ibn Affani (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Ai që fal namazin e Jacisë me xhemat, është sikur ta ketë kaluar gjysmën e natës në namaz. Nëse ai fal namazin e Sabahut me xhemat, është sikur ta ketë kaluar gjithë natën në namaz.”[74]

Kurse në transmetimin e Tirmidhiut transmetohet se Othman ibn Afani (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush dëshmon në faljen e namazit me xhemat në Jaci, është sikur të jetë falur gjysmën e natës. E kush e fal Jacinë dhe Sabahun me xhemat, është sikur të jetë falur tërë natën.”[75]

1072 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Sikur ta dinin se çfarë vlere ka namazi i Jacisë dhe namazi i Sabahut, do të vinin në xhami qoftë edhe duke u zvarritur.”[76]

1073 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët sesa namazi i Sabahut dhe i Jacisë. E sikur ta dinin se çfarë vlere kanë ato të dyja do të vinin në xhami qoftë edhe duke u zvarritur.”[77]

Kapitulli: Urdhri për faljen e të pesë namazeve të detyrueshme me rregullsi, ndalimi i prerë e paralajmërimi i ashpër për braktisjen e tyre

1074 – Ibn Mesudi ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut (a.s): Cila është vepra më e mirë? Ai (a.s) tha: “Namazi që falet në kohën e tij” Unë thashë: Po pastaj? Ai (a.s) tha: “Sjellja e mirë me prindërit” Unë thashë: Po pastaj? Ai (a.s) tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut.”[78]

1075 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e Zekatit, kryerja e Haxhit në shtëpinë e shenjtë (Qabe) dhe agjërimi i Ramazanit.”[79]

1076 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Unë jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, të falin namazin dhe të japin Zekatin. Nëse ata e bëjnë një gjë të tillë, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura prej meje, përveçse nëse duhet t’ju merret me të drejtën e Islamit dhe llogaria e tyre është tek Allahu.”[80]

1077 – Muadhi (r.a) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut (a.s) më dërgoi në Jemen më tha: “Ti do të shkosh tek një popull që janë ithtarë të Librit. Thirri (njerëzit) të dëshmojnë se nuk kanë zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Allahut. Nëse ata e pranojën shehadetin, atëherë bëju të ditur se Allahu u ka bërë detyrë të falin pesë namaze në ditë. Nëse ata e pranojnë këtë, bëju të ditur se Allahu i Madhëruar u ka bërë detyrë Zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse ata e pranojnë edhe këtë, atëherë kur të marrësh zekatin, mos u merr nga pasuria e tyre më e mirë. Ruhu nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes lutjet së tij dhe Allahut nuk ka perde.”[81]

1078 – Xhabiri (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Distanca mes një personi dhe mosbesimit e idhujtarisë është lënia e namazit.”[82]

1079 – Burejde (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Besëlidhja që është mes nesh dhe tyre është falja e namazit. Kush e lë atë ai është mohues”[83]

1080 – Shekik ibn Abdullah (r.h) që është prej tabiinëve për të cilin kanë rënë dakord ka thënë: “Shokët e Muhamedit (a.s) nuk e konsideronin lënien e asnjë vepre mohim, përveç namazit.”[84]

1081 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet, gjëja e parë për të cilën njeriu do të merret në llogari Ditën e Kiametit nga veprat e tij është namazi. Nëse ai është i rregullt, atëherë ai ka shpëtuar dhe ka arritur suksesin. E nëse është i prishur, atëherë ai ka dështuar dhe ka humbur. Nëse prej namazit të tij farz mungon diçka, Zoti, i Lartësuar dhe i Madhëruar thotë: Shikoni a ka robi Im ndonjë namaz vullnetar (nafile), që të plotësohet me të ajo që i mungon nga farzi? Pastaj edhe pjesa tjetër e veprave të tij gjykohet në të njëjtën mënyrë.”[85]

Kapitulli: Vlera e safit të parë, dhe urdhri për plotësimin e safeve të parë, rregullimin dhe bashkimin e tyre (pa lënë boshllëqe ndërmjet)

1082 – Xhabir ibn Semura (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) doli para nesh dhe tha: “Përse nuk rreshtoheni në namaz ashtu siç rreshtohen engjëjt tek Zoti i tyre?” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po si rreshtohen engjëjt tek Zoti i tyre? Ai (a.s) tha:“Plotësojnë rreshtin e parë dhe e mbajnë atë kompakt (të drejtë dhe pa boshllëqe).”[86]

1083 – Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:“Sikur njerëzit ta dinin se çfarë shpërblimi ka për thirrjen e ezanit dhe për t’u falur në rrjeshtin e parë, mirëpo nuk do të gjenin mënyrë tjetër për të marrë pjesë vetëm se me short, atëherë do të hidhnin short.”[87]

1084 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Rreshti më i mirë për meshkujt është rreshti i parë, ndërsa rreshti më i keq (me më pak sevape) për ta është rreshti i fundit. Rreshti më i mirë për femrat është rreshti i fundit, ndërsa rreshti më i keq (me më pak sevape) për to është rreshti i parë.”[88]

1085 – Ebu Seid El Hudri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) pa tek shokët e tij një tendencë për t’u vonuar në saf dhe (për këtë) ai i tha atyre: “Ecni përpara dhe plotësojeni safin pas meje, që ata që vijnë pas jush, ta plotësojnë (safin). Nuk do të rreshtë një popull së vonuari në saf, derisa Allahu t’i vonojë (në shpërblim).”[89]

1086 – Ebu Mes’udi (r.a) tregon: “I Dërguari i Allahut (a.s) na prekte në supe gjatë namazit, duke thënë: “Drejtohuni dhe mos u përçani, se do t`iu përçahen zemrat. Pas meje le të qëndrojnë ata që janë më të pjekur dhe më të mençur, më pas të tjerët e kështu me rradhë.”[90]

1087 – Enesi (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është nga plotësimi i namazit.”[91]

Kurse në transmetimin e imam Buhariut thuhet: “Sepse drejtimi i rreshtave është prej faljes së namazit”

1088 – Enesi (r.a) transmeton se kur u thirr ikameti për të filluar namazin, Profeti (a.s) u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Drejtoni rreshtat tuaj dhe ngjituni me njëri-tjetrin, sepse unë ju shoh edhe pas shpinës time.”[92]

Në transmetimin e imam Buhariut thuhet: “Ne e ngjisnim supin tonë me supin e shokut (në krah) dhe këmbën tonë me këmbën e tij.”

1089 – Nu’man ibn Beshiri (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Do t’i drejtoni rreshtat, ose përndyshe Allahu do t’ua ndryshojë fytyrat”[93]

Në transmetimin e imam Muslimit thuhet: “I Dërguari i Allahut (a.s) i drejtonte rreshtat tanë, derisa dukej sikur po i rrafshonte ashtu si rrafshohet shigjeta (për t’u bërë e drejtë). Ai vazhdonte ta bënte këtë derisa e pa se ne e kishim kuptuar mirë këtë prej tij. Pastaj, një ditë doli dhe qëndroi gati sa nuk dha tekbir (për namaz) kur pa një burrë që po i dilte gjoksi përpara rreshtit dhe tha: “O robër të Allahut, do t’i drejtoni rreshtat, sepse përndryshe Allahu do t’ua ndryshojë fytyrat.”

1090 – Bera ibn Azib (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) kalonte midis rreshtave, nga një anë në tjetrën, duke na prekur në gjokse dhe në supe, dhe thoshte: “Mos u çrregulloni (në rreshta), që të mos ju çrregullohen zemrat.” Dhe ai thoshte gjithashtu: “Vërtet, Allahu dhe engjëjt e Tij luten për rreshtat e parë.”[94]

1091 – Ibn Omeri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Drejtoni rreshtat, barazoni shpatullat, mbushni hapësirat bosh, bëhuni të butë me duart e vëllezërve tuaj, dhe mos lini vende bosh për shejtanin. Kush lidh një rresht, Allahu e lidh (me mëshirën dhe shpërblimin e Tij), e kush e ndërpret një rresht, Allahu e ndërpret (nga mëshira e Tij).”[95]

1092 – Enesi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Ngjeshni rreshtat tuaj, afrohuni mes tyre dhe barazoni (drejtoni) qafat tuaja, sepse, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, unë e shoh shejtanin duke hyrë nëpër hapësirat bosh të rreshtave, sikur të ishin qengja të vegjël (të zinj).”[96]

1093 – Enesi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Plotësojeni rreshtin e parë, pastaj atë që vjen pas tij, e nëse mbetet ndonjë mangësi, le të jetë në rreshtin e fundit!”[97]

1094 – Aishja (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet, Allahu e bekon dhe ëngjëjt luten për ata që qëndrojnë në anën e djathtë të rreshtave.”[98]

1095 – Bera (r.a) ka thënë: “Kur faleshim pas të Dërguarit të Allahut (a.s) kishim dëshirë të faleshim nga e djathta e tij, pasi ai (pas namazit) kthehej me fytyrë nga ne. Unë e dëgjova atë të thoshte: “Zoti im më ruaj nga ndëshkimi Yt Ditën që do të ringjallen – ose tubohen – robërit e Tu.”[99]

1096 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vendoseni imamin më mes dhe plotësoni boshllëqet”[100]

Kapitulli: “Vlera e namazeve Sunete të forta që lidhen me Farzet dhe sqarimi i minimumit të tyre, plotësimit të tyre dhe asaj që është ndërmjet tyre”

1097 – Nëna e besimtarëve, Ummu Habibe -Remletu bintu Ebu Sufjan (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Çdo musliman (muslimane) që fal për Allahun dymbëdhjetë rekate sunet, jo detyrë në ditë, Allahu do t`i ndërtojë një shtëpi në Xhenet, ose do t`i ndërtohet një shtëpi në Xhenet.”[101]

1098 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: “Kam falur me të Dërguarin e Allahut (a.s) 10 rekate: dy rekate para farzit të drekës dhe dy rekate pas farzit të ylesë (drekës), dy rekate pas farzit të Xhumasë, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.”[102]

1099 – Abdullah ibn Mugaffeli (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Midis dy ezaneve falet namaz. Midis dy ezaneve falet namaz. Midis namazeve falet namaz. Pas të tretës tha: “Për atë që dëshiron.”[103]

Midis dy ezaneve: ezanit dhe ikametit.

Kapitulli: Falja e dy suneteve të Sabahut konsiderohet Sunet i Fortë

1100 – Aishja (r.a) tregon: “Profeti (a.s) nuk i linte kurrë pa falur katër rekate para farzit të ylesë (drekës).”[104]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Ebu Daudi (1464) dhe Tirmidhiu (2914). Hadithi është Sahih.

[2] – Buhariu (5033) dhe Muslimi (791).

[3] – Buhariu (5031) dhe Muslimi (789) me pak ndryshim.

[4] – Buhariu (7544) dhe Muslimi (792) me tekstin në fjalë.

[5] – Buhariu (5048) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (793).

[6] – Buhariu (7546) dhe Muslimi (464).

[7] – Ebu Daudi (1471). Hadithi është Sahih.

[8] – Sure Nisa: 41.

[9] – Buhariu (5050) dhe Muslimi (800).

[10] – Buhariu (5006).

[11] – Buhariu (5013).

[12] – Buhariu (5013).

[13] – Muslimi (812).

[14] – Tirmidhiu (2901) dhe Buhariu te Mualekatët. Hadithi është Hasen.

[15] – Muslimi (814).

[16] – Tirmdhiu (2058) dhe Ibn Maxheh (3511). Hadithi është Hasen.

[17] – Ebu Dadudi (1400) dhe Tirmidhiu (2891).Hadithi është Sahih Li Gajrihi.

[18] – Buhariu (5009 me tekstin në fjalë dhe Muslimi (808).

[19] – Muslimi (780).

[20] – Muslimi (810).

[21] – Buhariu (2311).

[22] – Muslimi (809).

[23] – Muslimi (806).

[24] – Muslimi (2696).

[25] – Buhariu (136) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (35).

[26] – Muslimi (250).

[27] – Muslimi (245).

[28] – Muslimi (229).

[29] – Muslimi (242).

[30] – Muslimi (249).

[31] – Muslimi (251).

[32] – Muslimi (1053).

[33] – Muslimi (234).

[34] – Tirmidhiu (55). Shtesa e hadithit është Hasen.

[35] – Buhariu (615) dhe Muslimi (437).

[36] – Muslimi (387).

[37] – Buhariu (609).

[38] – Buhariu (608) dhe Muslimi (389) me tekstin në fjalë.

[39] – Muslimi (384).

[40] – Buhariu (611) dhe Muslimi (383).

[41] – Buhariu (614).

[42] – Muslimi (386).

[43] – Ebu Daudi (521) dhe Tirmidhiu. Hadithi është Sahih.

[44] – Buhariu (528) dhe Muslimi (667) me tekstin në fjalë.

[45] – Muslimi (668).

[46] – Sure Hud: 114.

[47] – Buhariu (526) dhe Muslimi (4687).

[48] – Muslimi (233).

[49] – Muslimi (228).

[50] – Buhariu (574) dhe Muslmi (635).

[51] – Muslimi (634).

[52] – Muslimi (657).

[53] – Buhariu (555) dhe Muslimi (632).

[54] – Buhariu (554) dhe Muslimi (632).

[55] – Buhariu (553).

[56] – Buhariu (662) dhe Muslimi (669) me tekstin në fjalë.

[57] – Muslimi (666).

[58] – Muslimi (663).

[59] – Muslimi (665).

[60] – Buhariu (651) dhe Muslimi (662).

[61] – Ebu Daudi (561) dhe Tirmidhiu (223). Hadithi është Sahih.

[62] – Muslimi (251).

[63] – Tirmidhiu (2617). Hadithi është Hasen.

[64] – Buhariu (659) dhe Muslimi (649).

[65] – Buhariu (445).

[66] – Buhariu (661).

[67] – Buhariu (645) dhe Muslimi (650).

[68] – Buhariu (647) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (649).

[69] – Muslimi (653).

[70] – Ebu Daudi (553). Hadithi është Sahih.

[71] – Buhariu (644) dhe Muslimi (651) me pak ndryshim në tekst.

[72] – Muslimi (654).

[73] – Ebu Daudi (547). Hadithi është Hasen.

[74] – Muslimi (656).

[75] – Tirmidhiu (221). Hadithi është Hasen Sahih.

[76] – Buhariu (615) dhe Muslimi (437).

[77] – Buhariu (657) dhe Muslimi (437).

[78] – Buhariu (2782) dhe Muslimi (85) me pak ndryshim.

[79] – Buhariu (8) dhe Muslimi (16) me pak ndryshim.

[80] – Buhariu (25) dhe Muslimi (22) me pak ndryshim.

[81] – Buhariu (1496) dhe Muslimi (19).

[82] – Muslimi (82).

[83] – Tirmidhiu (2621). Hadithi është Sahih.

[84] – Tirmidhiu (2622). Hadithi është Sahih.

[85] – Ebu Daudi (864), Tirmidhiu (413) dhe Ibn Maxheh (1425). Hadithi është Sahih.

[86] – Muslimi (430).

[87] – Buhariu (615) dhe Muslimi (437).

[88] – Muslimi (440).

[89] – Muslimi (438).

[90] – Muslimi (432).

[91] – Buhariu (723) dhe Muslimi (433).

[92] – Buhariu (725) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (434).

[93] – Buhariu (717) dhe Muslimi (436).

[94] – Ebu Daudi (664). Hadithi është Hasen.

[95] – Ebu Daudi (666). Hadithi është Sahih.

[96] – Ebu Daudi (667). Hadithi është Sahih sipas kushtit të imam Muslimit.

[97] – Ebu Daudi (671). Hadithi është Sahih.

[98] – Ebu Daudi (676). Zinxhiri i këtij transmetimi është Hasen, kurse teksti i tij është “Shadh” Kurse në tekst tjetër të saktë thuhet: “… që i bashkojnë rreshtat”.

[99] – Muslimi (709).

[100] – Ebu Daudi (681). Hadithi është Daif.

[101] – Muslimi (728).

[102] – Buhariu (1165) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (729).

[103] – Buhariu (624) dhe Muslimi (838).

[104] – Buhariu (1182).

Exit mobile version