Ballina Sport Futboll Rikthehet futbolli kosovar, sot katër ndeshje të Kupës së Kosovës

Rikthehet futbolli kosovar, sot katër ndeshje të Kupës së Kosovës

Futbolli kosovar, sot rikthehet në aksion me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Në program janë katër ndeshje të vlefshme për 1/8 e finales.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luaj në shtëpi ndaj skuadrës nga Liga e parë FC A&N.

Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, aty ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit.

Fernonikeli do të pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa Flamurtari do të përballet me skuadrën e Vushtrrisë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00./

Exit mobile version