Procesi i rinumërimit të votave ka sjellë ndryshime në rezultatet zgjedhore, duke lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën.
Sipas të dhënave të deritanishme nga rinumërimi, mandati parlamentar pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili aktualisht numëron 2.511 vota, 15 më shumë se Damka.
Gjatë procesit të rinumërimit, Damkës i janë hequr 68 vota, të cilat rezultojnë se i ishin atribuuar gabimisht.
Pas rinumërimit të 460 vendvotimeve nga gjithsej 914, numri aktual i votave të tij ka rënë në 2.449.
Rinumërimi ka nxjerrë në pah edhe parregullsi në Qendrat Komunale të Numërimit, me devijime të theksuara sidomos në komunën e Prizrenit. Në këtë komunë, deri më tani janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime, ku janë evidentuar dallime të konsiderueshme mes rezultateve fillestare dhe atyre pas verifikimit.
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë përbërjen finale të Kuvendit të Kosovës.
