Ballina Auto Rivali Kinez i Tesla nxjerr në shitje makinën elektrike më të lirë...

Rivali Kinez i Tesla nxjerr në shitje makinën elektrike më të lirë në botë

Ky debutim vjen në të njëjtën javë që presidenti Amerikan Joe Biden tha se do të katërfishonte taksën e importit të makinave elektrike në Kinë.

Prodhuesi Kinez i makinave elektrike Nio prezantoi makinën e parë të brendit të saj me kosto të ulët Onvo, një sfidë e drejtpërdrejtë me makinën më të shitur të Tesla.

Me çmim që fillon nga 30 mijë dollarë, L60 SUV kushton 10 përqind më pak sesa makina më popullore elektrike në botë Tesla Model Y, e cila ka një çmim prej 35 mijë dollarësh.

Ky debutim vjen në të njëjtën javë që presidenti Amerikan Joe Biden tha se do të katërfishonte taksën e importit të makinave elektrike në Kinë.

Njëlloj si prodhuesit e tjerë të makinave elektrike, Tesla ka vuajtur me shitjet në rënie ndërsa përballet me konkurrencë të egër nga brendet Kineze. Makina u prezantua në Shangai nga shefi ekzekutiv i Nio, William Li, i cili tha se kompania e tij synon të konkurrojë me rivalin Model Y të Tesla dhe RAV4 të Toyota.

Kompania është duke pranuar porosi ndërsa dërgesat e makinës fillojnë në Shtator. Brendet e makinave elektrike në mbarë botën po përballen me sfida ndërsa shitjet kanë rënë dhe konkurrenca po shtohet.

Në Prill Tesla filloi të shkurton 10 përqind të fuqisë punëtore globale. Në fund të atij muaji raportoi rritje të fitimeve për tre muajt e parë të 2024.

Exit mobile version