Ballina Lajmet Rajon dhe Botë RMV: Fushata presidenciale, dy kandidatët me kërkesa të ndryshme ndaj qytetarëve

RMV: Fushata presidenciale, dy kandidatët me kërkesa të ndryshme ndaj qytetarëve

Mos lejoni që LSDM dhe BDI të bëjnë ndarje të reja. Kështu tha nga Demir Hisari, kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO dhe koalicioni. Ajo tha se mos u besoni kombinimeve të ndryshme, sepse janë trillim politik dhe matematikë e mrekullueshme politike. Kjo sipas Siljanovskës do të ketë një fund të trishtë, sepse çdo njeri mund ta vërej atë çfarë po ndodh.

Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së

“Mos lejoni që të krijojnë përçarje të reja mes jush, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, sociale, ideologjike apo çfarëdo përkatësie tjetër! Nuk është koha për përçarje! Është koha për bashkim! Ai bashkim kombëtar duhet të realizohet! Ju siguroj se do të ketë unitet! Edhe mes presidentit dhe qeverisë së drejtuar nga kryeministri, por edhe një unitet i pathyeshëm me popullin, me qytetarët!”.

Në takimin me qytetarët e komunës së Mavrovës-Rostushës, kandidati për President, Stevo Pendarovski iu referua ngjarjeve në mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkesës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së që votat e kandidatëve të tjerë të transferohen te kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova.

Stevo Pendarovski, kandidat për president i LSDM-së

“Poshtërim më të madh të votuesve maqedonas nuk kemi parë për një kohë të gjatë. Nëse ndani portofolin dhe pushtetin përpara se ta fitoni atë, ju jeni një manipulues politik. Lërini qytetarët të vendosin më 8 maj, dhe nëse e keni pushtetin, urdhëroni, çojeni vendin përpara. Por ndërkohë, të pasigurt për atë që ofroni si koncept politik, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga të tjerët, sepse e dini që kandidati juaj mund të mos jetë në gjendje ta bëjë të gjithë punën vetëm, është pandershmëri ndaj gjithë popullit dhe të gjithë qytetarëve maqedonas”.

Ai theksoi se pret që një pjesë e madhe e votave të 5 kandidatëve të rrethit të parë, më 8 maj të jenë mbështetje për të. /shenja

Exit mobile version