Dy nga të ndaluarit mësohet se janë Dragisha Markoviq dhe Marko Rashiq.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net aksionin në Veri të Mitrovicës në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Policia thotë së njësitet policore kanë bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor, transmeton lajmi.net.
“Mund të konfirmojm se, në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që nderlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I..
Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njejtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.net.
