Ballina Lajmet Kosovë Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën,...

Rrëfimi i babait të Granit Plavës: Nëse Graniti e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për mua

Granit Plava është arrestuar për vrasjen e Liridona Ademaj, një javë më parë, derisa po kthehej në shtëpi me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Vrasja e cila dyshohet se u ekzekutua nga Granit Plava, dyshohet se është porositur nga bashkëshorti i të ndjerës Naim Murseli.

E babai i Granitit, Mursel Plava ka rrëfyer për “Indeksonline” se si ndihet ai, pasi që djali i tij po akuzohet për vrasje.

Plava i cili dy ditë më parë ishte kthyer nga Kroacia, me lot në sy thotë se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur me djalin e tij.

Ai madje pohon se nëse Graniti, e ka vrarë Liridonën, ai është i vdekur për të.

Murseli madje pohon se ende nuk është në gjendje ta takoj djalin e tij Granitin, i cili po akuzohet për vrasje.

“Se kam taku, njëherë s’dua ta takoj. Dua të qetësohem s’jam në gjendje ta takojë njëherë. Kijamet është. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, ai është i vdekur për mua. Ai është i vdekur përjetë për mua”, thotë ai.

Exit mobile version