Ballina Arritje Teknologji Rregulli i ri i Twitter: Nëse nuk paguani postimet tuaja kanë më...

Rregulli i ri i Twitter: Nëse nuk paguani postimet tuaja kanë më pak gjasa të shikohen apo pëlqehen

Nën politikën e re, postimet nga llogaritë pa pagesë nuk do të përfshihen në kohështrirjen “For You” në cicërimave të rekomanduara.

Bosi i Twitter Elon Musk njoftoi një “shkundje” të shërbimit me pagesë të Twitter, Twitter Blue.

Nga data 15 Prill vetëm përdoruesit me pagesë do të shohin postimet e tyre të rekomandohen tek përdoruesit e tjerë dhe do të lejohen të votojnë në anketat e platformës.

Nën politikën e re, postimet nga llogaritë pa pagesë nuk do të përfshihen në kohështrirjen “For You” në cicërimave të rekomanduara.

Javën e kaluar platforma tha se do të hiqte statusin e verifikimit për llogaritë të cilat e kanë marrë etiketën përmes procesit të vjetër të verifikimit përpara se Musk të blinte kompaninë.

Përdoruesit të cilët paguajnë 7 dollarë në muaj për verifikimin, do të kenë akses edhe në funksionalitete të avancuara. Sipas Musk ndryshime janë e vetmja mënyrë për të shmangur llogaritë spam në platformë dhe sipas tij pa Twitter Blue do të ishte një betejë e humbur.

“Anketat do të kërkojnë llogari të verifikuara për të njëjtën arsye,” tha Musk.

Twitter Blue pati një start kaotik kur debutoi në Nëntor dhe njerëzit filluan të imitojnë brende të mëdha ose njerëz me famë duke paguar për etiketën blue që të dukeshin autentikë. Shumë pretenduan të ishin vetë Elon Musk.

Kjo detyroi kompaninë të ndërpresë shërbimin për 1 javë përpara se ta lançonte në Dhjetor.

Twitter tashmë do të ketë dy algoritme: një algoritëm për “For You” ku rekomandohen cicërimat dhe një algoritëm për kohështrirjen tuaj ku shfaqen cicërimat e njerëzve që ndiqni. Do të thotë se cicërimat e përdoruesve pa pagesë do të kenë më pak shtrirje dhe më pak gjasa të pëlqehen.

Duke pasur në konsideratë vështirësinë e rritjes së të ardhurave, Musk ju kthye një formati abonimesh me pagesë.

Exit mobile version