Të paktën 29 persona e kanë humbur jetën në rrëmujën që ndodhi gjatë festës fetare të mbajtur në një kishë të Liberisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Informacionit, Jalawah Tonpo për një radio tha se pati një rrëmujë gjatë një aktiviteti adhurimi gjatë gjithë natës në kishën në lagjen New Kru, pranë kryeqytetit Monrovia.
Duke mos specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëmujën, Tonpo tha: “Mjekët thanë se 29 persona humbën jetën në incident dhe disa u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë”.
Zëdhënësi i policisë, Moses Carter tha se ekipet e ndihmës u dërguan në rajon dhe një hetim filloi për incidentin.
Ai shprehu shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet nga incidenti. /aa
