Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 312.000 sirianë janë kthyer në shtëpi pas operacioneve të Turqisë

Rreth 312.000 sirianë janë kthyer në shtëpi pas operacioneve të Turqisë

Rreth 312.000 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas operacioneve anti-terroriste të Turqisë në Sirinë veriore, tha sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në kryeqytetin turk Ankara, Soylu tha se: “311.968 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas operacioneve ‘Dega e Ullirit’ dhe ‘Mburoja e Eufratit’ që ofruan një atmosferë qetësie dhe paqeje”.

Që nga viti 2016, operacionet e Turqisë “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Sirinë veriore kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK dhe DEASH-it, duke përfshirë Al-Bab, Afrin dhe Azaz, duke u bërë të mundur sirianëve që u larguan nga dhuna, që ata të kthehen në shtëpi.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Assad goditi demonstruesit me një egërsi të papritur.

Qindra mijëra civilë janë vrarë ose zhvendosur gjatë konfliktit, kryesisht nga sulmet ajrore të regjimit që synojnë zonat e kontrolluara nga opozita.

Soylu gjithashtu tha se Turqia pret mbi 3.6 milionë sirianë që kanë statusin e mbrojtjes ndërkombëtare.

Turqia që nga fillimi i luftës civile siriane ka shpenzuar më shumë se 32 miliardë dollarë nga burimet e saj kombëtare për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët.

Ministri i Brendshëm gjithashtu përditësoi shifrat për migrantët e parregullt që u ndaluan në operacionet mbarëkombëtare këtë vit.

Rreth 6,523 migrantë të parregullt u ndaluan në të gjithë Turqinë në pesë javët e para të vitit 2019, shtoi ai.


Exit mobile version