Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rrëzimi i helikopterit të Ebrahim Raisit, presidenti iranian dhe personat në bord...

Rrëzimi i helikopterit të Ebrahim Raisit, presidenti iranian dhe personat në bord konfirmohen të vdekur

Konfirmohet vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian pas rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor. Media shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë ndërruar jetë.

Reuters raportoi gjithashtu vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha më herët të hënën se nuk kishte shenja jete të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit. Helikopteri me nëntë persona hasi probleme në mjegull të dendur ndërsa kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan, thanë zyrtarët iranianë të dielën. /abcnews

Exit mobile version