Është rritur në 72.032 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në duqi më 10 tetor, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundrejt Gazës.
Një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se 5 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite të kryera në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.032, ndërsa numri i të plagosurve në 171.661.
Rikujtohet se shumë trupa kanë mbetur nën rrënoja në zona të paarritshme për ekipet e shëndetsisë dhe mbrojtjes civile.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 581 palestinezë dhe janë plagosur 1.553 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 717 palestinezëve.
