Rritet numri i të pastrehëve në San Francisko, një nga qytetet më të pasura në SHBA

Nevoja për shtëpi të përballueshme në San Francisko të Kalifornisë, një nga qytetet më të pasura të SHBA, ka shënuar rritje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytet, njerëzit që kanë vështirësi financiare për shkak të problemeve të shumta personale dhe kombëtare, veçanërisht nga pandemia e koronavirusit, e kanë të vështirë të gjejnë shtëpi me çmime të përballueshme.

Së fundmi, autoritetet e San Franciskos kanë hedhur poshtë një plan që do të siguronte më shumë se 100 njësi banimi për të pastrehët, me çka numri i tendave të të pastrehëve të ngritura përpara bashkisë së qytetit është rritur. /aa