Numri i dëshmorëve në Rripin e Gazës është rritur në 71,384, ndërsa 171,251 persona janë plagosur që nga fillimi i agresionit izraelit më 7 tetor 2023, njoftuan burime mjekësore.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 48 orëve të fundit në spitalet e Gazës kanë mbërritur 3 dëshmorë (dy raste të reja dhe një trup i nxjerrë nga rrënojat) si dhe 18 të plagosur. Ndërkohë, një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ata.
Burimet bënë të ditur se që nga armëpushimi i 11 tetorit, numri i dëshmorëve është rritur në 418, ndërsa i të plagosurve në 1,171. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 684 trupa.
Po ashtu, autoritetet mjekësore njoftuan se 110 dëshmorë janë shtuar në statistikat në rritje, pasi të dhënat e tyre janë plotësuar dhe miratuar nga Komisioni për Miratimin e Dëshmorëve, për periudhën 26 dhjetor 2025 – 2 janar 2026. /mesazhi
