Ballina Lajmet Kosovë Rrugaqë lidhë tri fshatra të Kamenicës, e pa asfaltuar (Foto)

Rrugaqë lidhë tri fshatra të Kamenicës, e pa asfaltuar (Foto)

Rruga që lidhë tri fshatra në komunën e Kamënicës, ka mbetur e pashtruar.

Për këtë janë ankuar banorët e zonës, të cilët duke hasur në neglizhencë të komunës, i janë drejtuar redaksisë së “Indeksonline”.

Sipas banorëve, rruga është 13 kilometra dhe lidh fshatin Shipashnicë – Desivojcë – Tërstenë.

Në ankesën e drejtuar nga banorët, sqarohet se në fshatin Tërstenë jetojnë 13 familje, fëmijët e të cilëve duhet të udhëtojnë nëpër këtë rrugë për të shkuar në shkollën e fshatit.

Sipas banorëve, rruga ka rëndësi të madhe për shkak se është tejet e qarkulluar.

Exit mobile version