Ballina Lajmet Kosovë Rumania paralajmëron ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, nëse arrihet marrëveshja me Serbinë

Rumania paralajmëron ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, nëse arrihet marrëveshja me Serbinë

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e kërkojnë kryediplomatë, e institucione të Bashkimit Evropian.

Por një zotim e ka dhënë edhe Rumania, shtet ky që është në mesin e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm rumun, Teodor Viorel Melescanu ka thënë se marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit, do të hapte rrugë për një vendim final të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kjo do të na jap një ndihmë. Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do të vinin në një vendim përfundimtar”, tha ai.Këto deklarime kryediplomati rumun i ka bërë në një samit në Vjenë.Për temën e shkëmbimit të territoreve në Kosovë sot kanë folur edhe ministrant e jashtëm të vendeve kryesore të BE-së.Ministri gjerman, Heiko Mass ka thënë se çdo shkëmbim i territoreve, do të mund të hapte plagë të vjetra.Njëjtë ka vlerësuar edhe ministri i jashtëm në Austri, Karin Kneissl. Ai ka thënë se ndryshimet kufitare gjithmonë hapin probleme të reja.

Për ka dalur edhe ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Bernar Kouchner. Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është ide e mirë, nëse pajtohen dy palët.

Exit mobile version