Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia do të vazhdojë koordinimin me botën arabe për të ulur tensionet...

Rusia do të vazhdojë koordinimin me botën arabe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se do të vazhdojnë koordinimin me vendet arabe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për media, Zakharova vlerësoi Samitin e Jashtëzakonshëm të Përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)-Liga Arabe të mbajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Ajo theksoi se në samit u bë thirrje për sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm në Gaza dhe Liban, zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ofrimin e ndihmës humanitare. Zakharova tha se kjo përputhet me qasjen e Rusisë.

“Ne vlerësojmë vendosmërinë e shteteve të rajonit për të marrë rol udhëheqës në përfundimin urgjent të dhunës dhe përmirësimin e situatës në Lindjen e Mesme”, tha Zakharova duke shtuar se:

“Me partnerët arabë dhe muslimanë dhe ata që paraqesin qasje të ngjashme, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë koordinimin intensiv me qëllimin për të ulur tensionet në zonën e konfliktit dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes diplomacisë politike në baza ndërkombëtare”.

Exit mobile version