Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000...

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

Mes tensioneve në rritje me fqinjët e saj europianë rreth konfliktit në Ukrainë, Rusia ka njoftuar të mërkurën se ka nisur manovra detare ne detin Baltik. Marina Ruse ka luajtur një rol kyc në luftën e Moskës kundër Kievit duke lëshuar raketa nga anijet dhe nëndetëset.

Rusia mban rregullisht stërvitje në detin Baltik, shpeshherë në kundërpërgjigje ndaj NATO. “Ushtrimet detare Mburoja e Oqeanit 2023 kanë nisur në Detin Baltik”, ka bërë të ditur ministria e mbrojtës së Rusisë, raporton AFP.

Në këto manovra do të marrin pjesë 6000 ushtarë is dhe 30 luftanijë. Autoritet ruse planifikojnë mbi 200 ushtrime ushtarake ku do përdoren edhe armët. /ora

Exit mobile version