Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një fshat në rajonin...

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll edhe një fshat në rajonin Donetsk të Ukrainës

Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati tjetër në Donetsk, rajonin lindor ukrainas, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhet se forcat e saj pushtuan fshatin Yelyzavetivka, që ndodhet rreth 11 kilometra në jug të qytetit të Kurakhove, një bastion kyç i forcave ukrainase në Donetsk, ku ndodhet edhe një termocentral.

Rusia ka raportuar shpesh për përfitime territoriale në muajt e fundit teksa vazhdon ofensivën në Donetsk, ku zonat përreth qyteteve Pokrovsk dhe Kurakhove kanë parë aktivitet të shtuar.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende pretendimin e Rusisë dhe verifikimi i pavarur i pretendimit është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Exit mobile version