Moska ka dënuar ashpër sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, duke i akuzuar të dyja vendet për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
“Federata Ruse dënon fuqishëm sulmet ndaj Iranit, përfshirë infrastrukturën e tij bërthamore paqësore, e cila është nën mbikëqyrjen e IAEA-së,” deklaroi ambasadori rus Vasily Nebenzya në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Sjellja e SHBA-së dhe Izraelit përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Kartës së OKB-së,” shtoi ai. /mesazhi
