Ballina Arritje Teknologji Samsung rimerr vendin e parë nga Apple si prodhuesi më i madh...

Samsung rimerr vendin e parë nga Apple si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Shitjet e smartfonëve të Apple ranë me afro 10 përqind në tre mujorin e parë të 2024 pasi u goditën nga konkurrenca e prodhuesve të smartfonëve Android sipas firmës kërkimore IDC.

Shitjet global të smartfonëve u rritën me 7.8 përqind në 289.4 milionë njësi për periudhën Janar-Mars, me Samsung që zotëron 20.8 përqind të tregut.

Gjiganti Korean rimori vendin e parë nga Apple që tashmë ka vetëm 17.3 përqind të tregut. Kompanitë Kineze gjithashtu fituan terren.

Prodhuesi më i madh Kinez, Xiaomi zuri vendin e tretë me 14.1 përqind të tregut gjatë tre mujorit të parë të 2024.

Samsung, i cili lançoi linjën e flagshipëve Galaxy S24 në fillim të vitit, shiti 60 milionë telefonë gjatë kësaj periudhe.

Shitjet global të Galaxy S24 u rritën me 8 përqind krahasuar me seritë Galaxy S23 gjatë tre javëve të para të disponueshmërisë sipas të dhënave të StatCounter.

Apple nga ana tjetër në tre mujorin e parë shii 50.1 milionë iPhone, krahasuar me 55.4 milionë shitur për të njëjtën periudhë një vit më parë sipas IDC-së.

Exit mobile version