Ballina Lajmet Kosovë Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira

Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira

Manuel Sarrazin MdB, Buendnis 90/Die Gruenen Bundestagsfraktion, Stefan Kaminski

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave.
Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë.

Ai theksoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit.

Samiti pritet që të zhvillohet më 3 Nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon.

Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për të përmbyllur këtë proces.

Manuel Sarrazin për RTV 21 e konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka bërë sërish thirrje autoriteteve në Prishtinë, që të pranojnë kërkesën për të shtyrë për 10 muaj afatin për targat.

Escobar tha se shpreson që autoritetet kosovarë ta shtyjnë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

“Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak”, tha Escobar.

Exit mobile version