Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sauditët mohojnë ta kenë shënjestruar autobusin me nxënës ku pati 40 viktima

Sauditët mohojnë ta kenë shënjestruar autobusin me nxënës ku pati 40 viktima

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mohoi se kanë targetuar një makinë me nxënës në Jemen, pavarësisht shumë dëshmive se ata ishin targetuar dhe vrarë me bomba në mënyrë të qëllimshme

Organizata për të Drejta e Njeriut, HRW, e quajti ngjarjen si një krim i qartë dhe shkelje e ligjeve të luftës.

Autobusi i sulmuar më 9 gusht ishte “një objektiv i ligjshëm”, tha tha në një intervistë me CNN, kolonel Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Sauditët, të cilët po zhvillojnë luftë të ashpër në Jemen.

Ai tha se informacioni i inteligjencës tregonte se autobusi nuk ishte “një autobus shkollor sepse nuk kishte shkollë në atë kohë kur ndodhi incidenti”.

“Ne nuk kemi vërejtur asnjë fëmijë në autobus,” tha al-Maliki, duke shtuar se “koalicioni kreu sulmin kundër komandantëve të Houthit dhe disa luftëtarëve të Houthit në atë autobus”.

Së paku 40 nxënës u vranë në atë sulm.

Lufta civile e Jemenit filloi në fillim të vitit 2015 kur rebelët e Houthit, një grup shiit nga veriu i vendit, rrëzuan qeverinë e mbështetur nga SHBA dhe morën kryeqytetin Sanaa.

Që nga fillimi i konfliktit, ka pasur shumë sulme të koalicionit “në kundërshtim me ligjet e luftës” dhe pa hetime adekuate pasuese.

 

Exit mobile version