Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari amerikan i Shtetit nuk merr pjesë në takimin e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit nuk merr pjesë në takimin e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson nuk do të jetë i pranishëm në një takim të NATO-s në fillim të muajit prill në Bruksel që pritet të jetë rasti i parë për të takuar të gjithë homologët evropianë të Aleancës, njoftoi sot një zyrtar i administratës Trump.

Departamenti i Shtetit do të dërgojë në vend të tij zëvendëssekretarin e Shtetit i ngarkuar për Çështje të politikës, Tom Shannon, një diplomat karriere, në takimin e krerëve të diplomacisë së Aleancës më 5 dhe 6 prill në Bruksel.

Presidenti amerikan, Donald Trump në disa deklarata është shfaqur kritik ndaj NATO-s duke e cilësuar “të vjetëruar”.

Exit mobile version