Ballina Lajmet Kosovë Serbët e Kosovës nuk qartësojnë nëse do të votojnë demarkacionin

Serbët e Kosovës nuk qartësojnë nëse do të votojnë demarkacionin

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk është çështje e rëndësishme për serbët.

Kështu ka thënë deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.

Ai ka theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen mirëpo nuk e ka bërë të ditur nëse serbët do të votojnë pro apo kundër kësaj marrëveshje, transmeton lajmi.net.

“Për ne e rëndësishme është themelimi i komunave me shumicë serbe dhe përmirësimi i pozitës së serbëve në Kosovë”, është shprehur Simiq.

Ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

Exit mobile version